Aktualitet

Zëvendësimi i Sonila Bejtjas! Hapet gara në Kushtetuese- LISTA, kush janë 10 kandidatët për gjyqtarë

Dhjetë janë kandidatët që synojnë të bëhen pjesë e trupës gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.

F.I
Zëvendësimi i Sonila Bejtjas! Hapet gara në Kushtetuese- LISTA,
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Presidenca ka shpallur zyrtarisht nisjen e procedurës së aplikimit për emërimin e një anëtarit të ri në Gjykatën Kushtetuese, pas largimit të Sonila Bejtjes. Dhjetë janë kandidatët që synojnë të bëhen pjesë e trupës gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese. Mes emrave është ai i Naureda Llagamit. Pas humbjes në garën e hapur nga Gjykata e Lartë, ajo ka vendosur të rikandidojë, këtë herë në garën për Gjykatën Kushtetuese si kandidate e propozuar nga Presidenca.

Llagami kërkoi më herët të zëvendësonte Holta Zaçajn. Ajo pretendoi në Gjykatë Administrative dhe më pas në Gjykatë Kushtetuese, që një votë e shpallur e pavlefshme, i takonte asaj, e rrjedhimisht e bënte atë gjyqtare kushtetuese. Gjykata Kushtetuese e rrëzoi këtë kërkesë.

Kandidatët janë: Alaudin Malaj, Alban Toro, Alma Faskaj Vokopola, Arta Vorpsi, Brunilda Bara, Genci Gjonçaj, Jordan Daci, Lulzim Hamitaj, Naureda Llagami dhe Roland Ilia.

Gjykata konstatoi se mandati i gjyqtares Sonila Bejtja ka përfunduar më 25 prill 2025. Hapja e garës u shpall nga Presidenti më 31 tetor 2025, pasi më herët vakanca ishte shpallur nga vetë Gjykata Kushtetuese. Mandati i gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, që zëvendëson Sonila Bejtjan, do të quhet i filluar që nga 25 prilli 2025, datë kur Bejtjas i përfundoi mandati./ZËRI

Poll

MOS HUMB