MALIQ-ZËRI ka siguruar pamjet e stanit në Lozhan, ku fshihej autori i vrasjes së efektivit të forcave ‘Shqiponja’ Enea Mekolli 34 vjeç dhe plagosjes së efektivit, Edison Adri.
Braçellari fshihej në stan ndërsa Policia shkoi për ta arrestuar. Stani u rrethua ndërsa 43-vjeçari nuk iu përgjigj thirrjeve të policisë për tu dorëzuar, por hapi zjarr në drejtim të efektivëve ku për pasojë vrau njërin prej tyre dhe plagosi një tjetër. Edhe vetë, i shpallur në kërkim e i dënuar në mungesë me 10 vite burg për ‘Prodhim e shitje të narkotikëve’ mbeti i plagosur me 1 plumb në bark dhe 2 në dorë.
/ZËRI