
LEZHË- Gati një vit pas ekstradimit nga Maroku, Prokuroria e Lezhës ka mbyllur hetimet dhe ka marrë zyrtarisht të pandehur për vrasjen e Ardian Nikulajt, portugezin Ruben Saraiva. Në seancën e sotme, 29-vjeçarit iu komunikuan akuzat e ngritura ndaj tij “vrasjes për gjakmarrje”, e kryer në bashkëpunim dhe “armëmbajtja pa leje”. Ndërkohë që dosja hetimore për portugezin do të dërgohet për gjykim në Gjykatën e Lezhës, çështja është e veçuar për 5 personat e tjerë të akuzuar.
Gjatë seancës së sotme, avokati Kujtim Cakrani, u shpreh i bindur se klienti i tij ishte i pafajshëm dhe nuk kishte lidhje me ngjarjen, ndaj edhe lajmëroi se do ta ndiqte betejën ligjore. Edhe vetë i riu pretendon të njëjtën gjë.
Ardian Nikulaj u ekzekutua me armë zjarri më 19 prill të 2023, teksa ndodhej brenda ambienteve të lokalit të tij në Shëngjin. Në vrasjen e tij akuzohen si të përfshirë 5 persona, porositësi Edmond Haxhia dhe 3 britanikë: Thomas Mithan, Steven Hunt, Harry Simpson dhe Harriet Bridgeman. Ndërsa personi që qëlloi u identifikua nga policia si Ruben Saraiva. Ky i fundit, arriti të largohej jashtë vendit pas ngjarjes, për t’u arrestuar në Marok. Prej andej u ekstradua në vendin tonë në Dhjetor të 2023./ZËRI