Aktualitet

Vrasja e Ardian Nikulajt, zbardhet dëshmia e parë e Ruben Saraiva-s, portugezi 'luan' me përgjigjet...

Gjatë marrjes në pyetje disa muaj më parë, Saraiva ka mbajtur një qëndrim mohues ndaj akuzave.

k.m.
Vrasja e Ardian Nikulajt, zbardhet dëshmia e parë e Ruben Saraiva-s,
Ruben Saraiva

LEZHË- Ruben Saraiva ka zgjedhur që të heshtë para grupit hetimor që e ka marrë në pyetje për vrasjen e biznesmenit Adrian Nikulaj.

Gjatë marrjes në pyetje disa muaj më parë, Saraiva ka mbajtur një qëndrim mohues ndaj akuzave. Nga të dhënat e mbledhura nga gazetari i Top Channel Muhamed Veliu, portugezi ka treguar se kishte vetëm një dënim në Angli atë të vitit 2013 për shpërndarje droge. Por ka refuzuar të tregojë qytetin e lindjes në Portugali dhe emrin e nënës. Sipas procesverbalit, i vendosur përballë provave filmike dhe shkencore Ruben Saraiva është shprehur se: Unë akuzat i kuptoj. I kam të qarta dhe nuk i pranoj.

Po ashtu, Ruben Saraiva pasi ka mohuar se e njihte britanikun Harry James Simpson edhe pse është vendosur para faktit nga prokurorët.

Hetuesit i kanë treguar se në bagazhin e automjetit me targa AA837ZM i përdorur nga Edmond Haxhia, janë gjetur gjurmë (prova biologjike pështymë që i përkisnin atij dhe Harry Simpson, por sërish portugezi nuk është përgjigjur. Heshtjen ka zgjedhur edhe kur hetuesit i kanë vendosur foton e tij teksa largohej nga Shqipëria pas vrasjes në të njëjtën makinë.

“Unë nuk e shoh mirë këtë foton. Unë nuk e dalloj se kush është në drejtim të mjetit”.

Edhe pse në garazhin e shtëpisë së Edmond Haxhisë është gjetur një çamçakëz me ADN-në e portugezit, Saraiva nuk ka dhënë një përgjigje definitive nëse njihej apo jo me shqiptarin që konsiderohet si organizatori i vrasjes së ndodhur disa vite më parë në Shëngjin.

“Unë mund të kem qenë duke udhëtuar me Edmondin,”-e ka mbyllur dëshminë e tij Saraiva.

Ardian Nikulaj u ekzekutua me armë zjarri më 19 prill të 2023, teksa ndodhej brenda ambienteve të lokalit të tij në Shëngjin. Në vrasjen e tij akuzohen si të përfshirë 5 persona, porositësi Edmond Haxhia dhe 3 britanikë: Thomas Mithan, Steven Hunt, Harry Simpson dhe Harriet Bridgeman. Ndërsa personi që qëlloi u identifikua nga policia si Ruben Saraiva. Ky i fundit, arriti të largohej jashtë vendit pas ngjarjes, për t’u arrestuar në Marok. Prej andej u ekstradua në vendin tonë në Dhjetor të 2023./ZËRI

Poll

MOS HUMB