
LEZHË- Gjykata e Lezhës ka rrëzuar kërkesën e Ruben Saraivës për një masë më të butë sigurie, duke e lënë sërish në masën “arrest në burg”. Vendimin e Gjykatës së Leshës, avokati i Saraivës, Kujtim Cakrani e ka konsideruar si të padrejtë duke pretenduar se nuk ka asnjë provë që mund të implikojë klientin e tij.
"Prokuroria nuk solli asnjë provë pa asnjë fakt, është e paqartë dhe ne kemi kërkuar lirimin. Se po përfundojnë edhe afatet e paraburgimit. kërkohet hetim i thelluar, pasi duhen marrë parasysh edhe disa mesazhe dhe telefonata që janë në Encrochat. Po mbahet pa prova, por Gjykata vendosi lënien e masës në qeli. Në themel mendojmë se do marri zgjidhje përfundmtare. jemi të bindur për pafajësinë e tij. Prokuroria është treguar neglizhente dhe në heshtje për ta zbardhur. S'e di ça pret Prokuroria,"-tha Cakrani.
Ardian Nikulaj u ekzekutua me armë zjarri më 19 prill të 2023, teksa ndodhej brenda ambienteve të lokalit të tij në Shëngjin. Në vrasjen e tij akuzohen si të përfshirë 5 persona, porositësi Edmond Haxhia dhe 3 britanikë. Ndërsa personi që qëlloi u identifikua nga policia si Ruben Saraiva. Ky i fundit arriti të largohej jashtë vendit pas ngjarjes, për t’u arrestuar në Marok. Prej andej u ekstradua në vendin tonë në Dhjetor të 2023./ZËRI