Aktualitet

Vlorë/ Makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin në vijat e bardha, i mituri jashtë rrezikut për jetën

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “29 Nëntori”, ku mjeti i policisë, i drejtuar nga efektivi me inicialet G. H., ka goditur të miturin.

M.K.
Vlorë/ Makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin
FOTO ILUSTRUESE

VLORË-Një 13-vjeçar është përplasur nga një automjet i Policisë Bashkiake në Vlorë, teksa po kalonte rrugën në vijat e bardha.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “29 Nëntori”, ku mjeti i policisë, i drejtuar nga efektivi me inicialet G. H., ka goditur të miturin.

Pas aksidentit, 13-vjeçari është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar. Sipas të dhënave paraprake, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, autoritetet kanë nisur verifikimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit./ZËRI

Poll

MOS HUMB