Aktualitet

VKM/ Largohet drejtoresha e Teatrit të Operas dhe Baletit, Abigeila Voshtina

Edhe vetë ka zgjedhur që të mos japë detaje për largimin e saj.

k.m.
VKM/ Largohet drejtoresha e Teatrit të Operas dhe Baletit, Abigeila
Abigeila Voshtina

TIRANË- Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim për lirimin nga detyra të drejtoreshës së Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, Abigeila Voshtina. Vendimi është marrë sot në mbledhjen e djeshme por arsyeja e largimit nga detyra ende nuk dihet. Edhe vetë ka zgjedhur që të mos japë detaje për largimin e saj.

VENDIM PËR LIRIMIN NGA DETYRA TË DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË TEATRIT KOMBËTAR TË OPERËS, BALETIT DHE ANSAMBLIT POPULLOR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Znj. Abigeila Voshtina, drejtor i Përgjithshëm i Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, lirohet nga kjo detyrë.

2. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Voshtina e mbante këtë post prej vitit 2022 pas një gare që u hap nga Ministria e Kulturës. Në garën për drejtuese e TOB, Voshtina u rendit para primabalerinës Adela Muçollari, tenorit Josif Gjipali, koreografit Tomorr Kokona, trompistit Kleanthi Gjika dhe violinistit Arben Skënderi. Por tani i takon Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit që të nisë procedurat për pasardhësen e saj në detyrë./ZËRI

Poll

MOS HUMB