Aktualitet

Vilma Nushi padit në GJKKO deputeten Albana Vokshi për shpifje

Padia e depozituar në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për veprën penale të shpifjes, bazuar në nenin 120 të Kodit Penal.

k.m.
Vilma Nushi padit në GJKKO deputeten Albana Vokshi për shpifje
Vilma Nushi dhe Albana Vokshi

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit të 'Check Up-it dhe Sterlizimit' është paditur për shpifje nga bizesmenia Vilma Nushi dhe shoqëria e saj “3P Life Logistic”. Padia e depozituar në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për veprën penale të shpifjes, bazuar në nenin 120 të Kodit Penal.

Padia është ngritur pas deklaratave që Vokshi bëri si kryetare e Komisionit Hetimor Parlamentar të Shëndetësisë lidhur me dosjen e “Check-up-it”. Kështu që sot, ishte caktuar seanca e parë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Takimi i sotëm kishte për qëllim pajtimin e palëve, por Vokshi nuk mori pjesë.

Kjo e fundit nuk mori pjesë për shkak se ka një angazhim jashtë vendit, por po ashtu ka njoftuar se do të paraqitet në seancat e ardhshme për të sqaruar faktet dhe denoncimet që ka bërë gjatë drejtimit të Komisionit Hetimor.

Seanca e radhës në GJKKO është caktuar për datën 11 shkurti në orën 10:00./ZËRI

Poll

MOS HUMB