Aktualitet

Një tjetër vatër zjarri në Pilur! Vijon prej tre ditësh beteja me zjarrin në Parkun e Llogarasë

Ndërkohë, drejt fshatit Pilur për të shuar vatrën e zjarrit janë nisur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për të vënë flakët në kontroll dhe për të parandaluar përhapjen e tyre.

M.K.
Një tjetër vatër zjarri në Pilur! Vijon prej tre ditësh
foto nga vendi i ngjarjes

LLOGARA/HIMARË- Një tjetër vatër zjarri është regjistruar në jug të vendit, këtë herë në fshatin Pilur të Bashkisë Himarë, ndërsa prej tre ditësh vijon beteja për shuarjen e flakëve në Parkun Kombëtar të Llogarasë.

Në Llogara, zjarri mbetet ende aktiv në zonën poshtë antenave, ku autoritetet po hasin vështirësi për shkak të terrenit dhe riaktivizimit të vazhdueshëm të flakëve. Sipas shërbimit zjarrfikës, shkak për këtë situatë është shtresa e humusit nën tokë, e cila vazhdon të digjet edhe pasi në sipërfaqe flakët duken të shuara. Këtë të premte në terren janë angazhuar rreth 20 efektivë të Forcave të Armatosura, të cilët po punojnë së bashku me punonjësit e Administratës së Zonave të Mbrojtura (ADZM) dhe shërbimin zjarrfikës për izolimin dhe shuarjen e vatrës.

Ndërkohë, drejt fshatit Pilur për të shuar vatrën e zjarrit janë nisur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për të vënë flakët në kontroll dhe për të parandaluar përhapjen e tyre. Autoritetet vijojnë monitorimin e situatës në të dyja vatrat e zjarrit, ndërsa operacionet në terren vazhdojnë për të shmangur rrezikun e përhapjes së flakëve në sipërfaqe të tjera./ZËRI

Poll

MOS HUMB