Aktualitet

Vëllai i Igli Tares 30 minuta në SPAK, pyetet si person në dijeni

Tare ka qenë drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës dhe zëvendësministër i Punëve të Jashtme.

F.I
Vëllai i Igli Tares 30 minuta në SPAK, pyetet si person në dijeni
Agron Tare

TIRANË-Agron Tare, vëllai i ish-futbollistit të Kombëtares Igli Tare u paraqit sot në ambjentet e Prokurorisë së Posaçme. Mësohet se vëllai i ish futbollistit Igli Tare është pyetur nga prokurorët për llogari të hetimeve ndaj ish-zv.kryeministres Belinda Balluku. Tare mësohet se është pyetur si person që ka dijeni për çështjen.

Agron Tare ka qenë drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës dhe zëvendësministër i Punëve të Jashtme. Gjatë daljes nga ambjentet e SPAK, Tare nuk ka dhënë prononcim për mediat./ZËRI

Poll

MOS HUMB