Aktualitet

Vdekja e turistit në Durrës! 31-vjeçarja jashtë rrezikut për jetën: Ishim me shpejtësi, jeleku i shpëtimit s’na mbajti

Pas përmbysjes së mjetit, Ruani ka treguar se ajo përfundoi e shkëputur nga motori, ndërsa partneri i saj nën mjet.

F.I
Vdekja e turistit në Durrës! 31-vjeçarja jashtë rrezikut
FOTO ILUSTRUESE

DURRËS-Turistja 31-vjeçare Vera Ruani me shtetësi angleze, e cila u përfshi në aksidentin e rëndë detar në Durrës, ku humbi jetën 34-vjeçari britanik, Silvester Oleug, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pas aksidetit tragjik me Jet Ski ajo u transferua në spitalin e Durrësit.

Në lidhje me ngjarjen, ajo ka rrëfyer se pasi vendosën të merrnin një motor uji me qira, të dy ata ishin pajisur me jelekët e shpëtimit. 31-vjeçarja ka deklaruar se momenti fatal ndodhi kur 34-vjeçari kishte tentuar një manovër rrethore të rrezikshme, ku sapo kishin kaluar korridorin e startit të lëvizjes, ata janë kthyer djathtas dhe rreth 150 m larg bregut.

“Në orën 10:00 të së dielës, shkuam me disa shokë për të marrë motora uji. Personi që ishte aty na mësoi si t’i drejtonim. I dhamë lekët, morëm motorin dhe hymë në ujë. Përpara, na veshi me jelekë; më pas, hymë në ujë avash-avash, pasi nuk jemi specialistë. Kur shkuam larg, Sylvester-i i dha gaz dhe e ktheu motorin në mënyrë të menjëhershme. Aty u rrëzuam dhe ramë në ujë të dy. Nuk dinim not dhe po përpiqeshim të mbijetonim. Duke u përpjekur të mbijetonim, Sylvester-in nuk e mbajti mbi ujë jeleku, dhe unë, në mbijetesë e sipër, nuk e pashë më çfarë ndodhi me të,” tregoi e mbijetuara Vera Baume.

Pas përmbysjes së mjetit, Ruani ka treguar se ajo përfundoi e shkëputur nga motori, ndërsa partneri i saj nën mjet. Po ashtu, ajo ka deklaruar se patrulla kufitare është nisur menjëherë në ndihmë drejt tyre, por fatkeqësisht, 34-vjeçari britanik ka humbur jetën kur skafi i kufirit sapo kishte mbërritur në kalatën 0 të portit detar të Durrësit, ku po i priste autoambulanca. Në breg ka qenë një patrullë kufitare e cila ka vrapuar te mjeti i tyre dhe u ka shkuar në ndihmë të rinjve. Vajza ka thënë se ishte e koshiente, kurse djali jo. 

Sa i përket aksidentit ujor, në pranga është vendosur Luis Xhumari, operator turistik, dhe akuzohet për veprën penale “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”. I ndjeri, 34-vjeçari Silvester Oleug, nuk posedonte lejen për drejtimin e mjetit lundrues, ndërkohë që operatori turistik që ia kishte dhënë me qira mjetin, është konstatuar në shkelje të rregullores. Bazuar në rregullore, motorët e ujit mund të jepen me qira vetëm kur drejtuesi është i pajisur me leje përkatëse.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:15 të 1 qershorit, kur shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Durrësit janë njoftuar për incidentin dhe kanë reaguar menjëherë duke shkuar me mjet lundrues për të dhënë ndihmën e parë. Dy turistët anglezë po lundronin me një mjet Jet Ski,  kanë humbur kontrollin dhe kanë rënë në ujë. 34-vjeçari Silvester Oleug ka humbur jetën, ndërsa vajza që e shoqëronte, Vera Ruani ndodhet në gjendje të rëndë./ZËRI

Poll

MOS HUMB