Sherri me video
VLORË- Konfliktet, përplasjet dhe plagosjet janë kthyer në "trendin" e kësaj vere. Një tjetër episod është shënuar mes dy të rinjve në Vlorë. Ngjarja ndodhi në lagjen “Uji i Ftohtë”, pranë rrethrrotullimit të Skelës.
Kristi Konstadini dhe Indrit Halili u përfshinë në një sherr, që përfundoi në përdorimin e thikave. Siç duket edhe në videon e publikuar nga TopChannel, dy të rinjtë po përplasen, e nuk ndalojnë edhe kur një vajzë tenton që t'i ndalojë.
MOMENTI ME VIDEO:
Pas ngjarjes, të dy u dërguan në spital, ku iu nënshtruan ndërhyrjeve kirurgjikale. Aktualisht, janë jashtë rrezikut për jetën, por sërish u është komunikuar masa e arrestit./ZËRI
Poll