Aktualitet

VD- Futet tek burgu "Mine Peza", Meta mezi duket nga sendilja e pasme, përshëndet me simbolin e shqiponjës

Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga ZËRI, Meta mezi dallohet nga sendilja e pasme, por nuk e ka harruar një përshëndetje.

k.m.
VD- Futet tek burgu "Mine Peza", Meta mezi duket nga sendilja e pasme,
Ilir Meta

TIRANË- Ky është momenti kur presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta futet në ambientet e burgut "Mine Peza" në Tiranë. Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga ZËRI, Meta mezi dallohet nga sendilja e pasme, por nuk e ka harruar një përshëndetje. Në një moment, kur të gjitha kamerat janë tek ai, Meta bashkon duart për të bërë simbolin e shqiponjës.

MOMENTI ME VIDEO:

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta akuzohet për 3 vepra penale: korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurish. Por Meta nuk është i vetmi që ka rënë në rrjetën e SPAK. Në “arrest shtëpie” është caktuar Pirro Xhixho (babai i Erisa Xhixhos), ndërsa Monika Kryemadhi dhe Ema Çoku janë lënë në “detyrim paraqitje”./ZËRI

Poll

MOS HUMB