Aktualitet

U vra bashkë me Gilmando Danin! Punësimi i Shaljanit, Gjykata jep dënimin: 2 ish-zyrtarët e AMP-së nuk do të bëjnë burg

Të dy-ish zyrtarët janë dënuar me nga 9 muaj burg, ndërsa për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi është ulur me 1/3, duke u konvertuar përfundimisht në 6 muaj heqje lirie.

F.I
U vra bashkë me Gilmando Danin! Punësimi i Shaljanit, Gjykata jep
Muçi Shaljani

TIRANË-Gjykata e Tiranës ka shpallur vendimin për dy ish-zyrtarët e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Artjol Saliasi dhe Gëzim Sala, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre, në lidhje me rekrutimin në kundërshtim me ligjin brenda AMP-së të Muçi Shaljani (Sheqerit), i cili mbeti i vrarë së bashku me Gilmando Danin 11 nëntor.

Të dy-ish zyrtarët janë dënuar me nga 9 muaj burg, ndërsa për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi është ulur me 1/3, duke u konvertuar përfundimisht në 6 muaj heqje lirie. Në përfundim gjykata ka vendosur pezullimin e dënimit me burg dhe konvertimin e tij në 1 vit shërbim prove. Dokumentet për punësimin e Shaljanit janë përgatitur nga Gëzim Sala ndërsa në bashkëpunim me Artjol Saliasin, kanë anashkaluar të gjitha procedurat e parashikuara për rekrutimin e agjentëve të rinj.

Sipas Prokurorisë, Shaljani ishte punësuar prej afro 2 muajsh, si punonjës i AMP-së në funksion ndihmëspecialist në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale. Prokuroria provoi se dokumenti i gjendur tij ishte i falsifikuar pasi nuk rezultonte që AMP ta ketë pajisur me dokument. Sipas Prokurorisë Shaljani u pagua me rrogë të rregullt nga data 16 shtator deri ne date 11 nëntor, data e ngjarjes në rrerotullimin e Rinasit. 

Poll

MOS HUMB