
DURRËS- Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e ndodhur në Durrës. Në orën 00:50, në lagjen nr. 18, disa persona ishin në pritje të shënjestrës së tyre, 29-vjeçarit Ermir Dedja. Informatori që po ndiqte të riun kishte njoftuar vrasësit se shënjestra po u afrohej. Kështu, në momentin që 29-vjeçari doli nga makina e tij u qëllua me armë zjarri.
Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga ZËRI, plumbat e kallashnikovit kanë prekur edhe qendrën shëndetësore, që ndodhej pranë vendit të ngjarjes, në lagjen nr.18 të qytetit. Viktima, ishte me origjinë nga Shijaku, por banues në Durrës, pasi jetonte i vetëm në lagjen të qytetit.
Deri më tani dyshohet se i riu, me origjinë nga Shijaku dyshohet se ditën e djeshme ka pasur konflikte me disa persona të maskuar, të cilët i zunë pritë në lagjen ku ai banonte. Për të zbuluar se cilët janë personat që qëlluan ndaj tij, Policia e Shtetit ka sekuestruar edhe kamerat e sigurisë në zonë për të hedhur dritë mbi identifikimin dhe më pas kapjen e autorëve./ZËRI