Aktualitet

U la në burg për vrasjen e gjyqtarit/ Roja i sigurisë: Isha sëmurë, para se autori të kalonte te skaneri lajmërova kancelaren por...

Sipas konkluzioneve të Prokurorisë, rezulton se roja e sigurisë nuk ka ndërhyrë pavarësisht se detektorët kanë sinjalizuar praninë e metaleve gjatë hyrje së Elvis dhe Gjon Shkambi në ambientet e Gjykatës së Apelit. 

zh.ll

 

U la në burg për vrasjen e gjyqtarit/ Roja i sigurisë: Isha
gjyakta e aplelit ditën e ngjarjes

TIRANË- Roja i sigurisë në Gjykatën e Apelit, Banush Koxhaj është lënë nën masën e sigurisë "arrest me burg" nga Gjykata e Posaçme e Tiranës, lidhur me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja. Banush Koxhaj, është paraqitur mëngjesin e sotëm në Gjykatë për t'u njohur masat e sigurisë, së bashku me 2 të akuzuarit e tjerë, autori Elvis Shkambi dhe xhahxhai i tij, Gjon Shkambi. 

Ndaj Koxhaj  rëndon akuza e “shpërdorimit të detyrës”, pasi ka qëndruar i ulur në karrige dhe nuk ka kryer asnjë veprim për kontroll fizik apo regjistrimin e këtyre personave në librin e protokollit, siç kërkohet për çdo person që hyn në institucion. Sipas konkluzioneve të Prokurorisë, rezulton se roja e sigurisë nuk ka ndërhyrë pavarësisht se detektorët kanë sinjalizuar praninë e metaleve gjatë hyrje së Elvis dhe Gjon Shkambi në ambientet e Gjykatës së Apelit. 

Ndërkohë, mësohet se në seancë Koxhaj është shprehur se vuan nga diabeti dhe se ka lajmëruar kancelaren e gjykatës për të kontrolluar Elvis Shkambin dhe Gjon Shkambin, para se të hynin në godinën. Roja e sigurisë ka treguar se i është dhënë leje, e megjithatë nuk është zëvendësuar. 

“Kam qenë i sëmurë para se të kalonin palët në skaner. Unë kam lajmëruar dhe kancelaren se nuk ndihesha mirë, pasi vuaj nga diabeti. Një orë me pas kancelaria më ka dhënë leje për t’u larguar, por nuk jam zëvendësuar”, ka dëshmuar Banush Koxhaj.

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" për autorin dhe xhaxhain e tij, Elvis dhe Gjon Shkambi, në lidhje me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, në krye të detyrës tre ditë më parë. Mëosohet se Elvis dhe Gjon Shkambi kërkuan falje publike familjes së gjyqtarit Kalaja, ndërsa dëshmuan se ngjarja ka ardhur si shkak i tronditjes së lartë psikike për shkak të kalvarit të gjatë të gjyqeve.

Gyqtari Astrit Kalaja u ekzekutua me armë zjarri në krye të detyrë, pasditen e 6 tetorit, teksa po jepte verdiktin në lidhje me çështjen e pronave në Shkodër ku ishin palë Elvis dhe Gjon Shkambi./ZËRI

Poll

MOS HUMB