Aktualitet

Tjetër rast në Korçë! Burri kanos me thikë bashkëshorten, arrestohet në flagrancë

Raportohet se kërcënimet kanë ndodhur disa herë

F.I
Tjetër rast në Korçë! Burri kanos me thikë
FOTO ILUSTRUESE

KORÇË-Një tjetër rast i krimit në familje është parandaluar në Korçë. Në pranga është vendosur një 64-vjeçar, i cili për motive të dobëta ka kanosur me thikë bashkëshorten e tij. Raportohet se kërcënimet kanë ndodhur disa herë. Në banesë është sekuestruar gjatë kontrollit edhe mjeti prerës (thikë).

Njoftimi i policisë:

Kanoste me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij, për motive të dobëta, arrestohet 64-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, pas marrjes së njoftimit se në lagjen nr. 11, Korçë, një shtetas kanoste me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij, menjëherë kanë organizuar punën për parandalimin e ngjarjes së mundshme kriminale dhe vënien e autorit përpara përgjegjësisë penale.

Si rezultat i reagimit në kohë dhe i veprimeve porfesionale të shërbimeve të Policisë, është arrestuar në flagrancë shtetasi A. L., 64 vjeç, banues në Korçë, i cili dyshohet se ka kanosur disa herë, me thikë, bashkëshorten e tij, për motive të dobëta.

Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale thikën e përdorur dje, për kanosjen.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB