Aktualitet

Tensione në Vlorë, qytetarët kërkojnë të rrëzojnë rrethimin e Muzeut Hebraik

Protesta vjen një ditë më parë Gjykata Administrative e Shkallës së Parë në Lushnjë vendosi pezullimin e punimeve për ndërtimin e muzeut hebraik në Vlorë

F.I
Tensione në Vlorë, qytetarët kërkojnë të
pamje nga ngjarja

VLORË-Mes tubimeve nga studentët, një tjetër protestë po zhvillohet në Vlorë, ku qytetarët janë ngritur kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar në Qendrën Historike. Protestuesit kanë tentuar të rrëzojnë rrethimin e punimeve të godinës, teksa efektivët janë vendosur gradh para tyre. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Protesta vjen një ditë më parë Gjykata Administrative e Shkallës së Parë në Lushnjë vendosi pezullimin e punimeve për ndërtimin e muzeut hebraik në Vlorë, në monumentin pranë ish-Klubit Patriotik “Labëria”. Vlonjatët kërkojnë pezullimin e këtij projekti dhe anulimi i punimeve në total.

Protestuesit kundërshtojnë kërkojnë ndalimin e projektit, pasi pretendojnë se ndërtimi po bëhet në godinën e Klubit Patriotik “Labëria”, të cilin e konsiderojnë pjesë të rëndësishme të historisë dhe identitetit të qytetit. Godina e Klubit “Labëria”, sot Muzeu Etnografik, është monument kulture që prej vitit 1963 dhe lidhet drejtpërdrejt me veprimtarinë patriotike që i parapriu Pavarësisë. Në vendin ku po zhvillohen aktualisht punimet, qytetarët propozojnë ngritjen e një muzeu që duhet t’i kushtohet historisë, kulturës dhe figurave të rëndësishme të kombit shqiptar.

Poll

MOS HUMB