Aktualitet

'5 mln gjobë ose do futesh në burg'/ SPAK urdhëron Prokurorinë e Fierit të nisë hetimet ndaj Zegjine Çaushit

SPAK ka vendosur që çështja të kalojë për hetime të mëtejshme në Prokurorinë e Fierit.

F.I
'5 mln gjobë ose do futesh në burg'/ SPAK urdhëron
Zegjine Çaushi

FIER- Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet paraprake për kandidaten e Partisë Socialiste në qarkun e Fierit, Zegjine Çaushi. SPAK ka vendosur që çështja të kalojë për hetime të mëtejshme në Prokurorinë e Fierit. SPAK njofton se nga verifikimet paraprake ngrihen dyshime për tre vepra të tjera penale: “Shpërdorimi i detyrës”, “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore” dhe “Kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”. 

Hetimi nisi pas publikimit në media të një audiopërgjimi ku Çaushi dëgjohet duke ushtruar presion dhe kërcënime ndaj një qytetari për qëllime elektorale. Bëhet fjalë për një video të 14 Maj 2023. Zegjine Çaushi mbante postin e kryeinspektores së IVMT të bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi. Në një sekuencë të videos, duket që është biseda telefonike e regjistruar midis Gazmend Borgjit dhe Zegjine Çaushit.

Zegjine Çaushi: "...degjoje atë, se i thonë 5 mln lekë minimalisht gjobën, dhe vete bën nja dy vjet burg, akoma nuk kupton ti tani, për zotin ti do vesh në burg ore..”

Prokuroria e Fierit do të vijojë me veprimet procedurale për të zbardhur të plotë rrethanat dhe për të përcaktuar nëse ka vend për ndjekje penale./ZËRI

Poll

MOS HUMB