TIRANË-Prokuroria e Posaçme ka kërkuar rikthimin në burg të ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro. Ky i fundit vuajti dënimin rreth mbi 2 vite, por pasi Gjykata e Apelit e dënoi me 2 vite burg, (1 vit e 4 muaj me gjykim të shkurtuar), SPAK ka llogaritur paraburgimin dhe ka dalë në përfundimin se Goros i kanë mbetur edhe 6 muaj e 10 ditë burg për të shlyer.
Ndërkohë mbrojtja tij thotë se Goro e ka shlyer dënimin me kohën e paraburgimit. Avokatët e ish-kryebashkiakut kanë depozituar një kërkesë për revokimin e urdhrit të ekzekutimit.
Më 25 Mars të këtij viti Gjykata e Apelit, la në fuqi dënimin me dy vite burg për Jorgo Goron, lidhur me dosjen e tjetërsimit te një prone në zonën e Livadhës. Me 30 korrik 2025, Jorgo Goro u dënua me 2 vite burg, për shpërdorim detyre të kryer më shumë se një herë dhe në bashkëpunim. Për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi iu ul në 1 vit e 4 muaj heqje lirie.
Goro ka qëndruar për 17 muaj në burg pasi u dënua nga Apeli i GJKKO-së me 2 vite burg për tjetërsimin e një prone në Livadh, ndërsa fitoi lirinë në gusht 2025. Ai nuk mund të ushtrojë funsione publike në pesë vitet e ardhshme.
Çështja mbetet në zhvillim, ndërsa pritet një vendimmarrje mbi kërkesën e mbrojtjes dhe ekzekutimin e mundshëm të urdhrit.