Aktualitet

SPAK e akuzon për ryshfet 8 mijë €, GJKKO liron avokatin Besart Logu

Avokatit i ndalohet që të ushtrojë profesionin e tij.

F.I
SPAK e akuzon për ryshfet 8 mijë €, GJKKO liron avokatin Besart
Besart Logu

TIRANË-Avokatit Besart Logu i është hequr masa e sigurisë 'arrest shtëpiak', pasi SPAK e akuzon për ushtrim të ndikimit të paligjshëm. Gjykata e Posaçme ka vendosur që të heqë masën e sigurisë ‘arrest me burg’ ndaj avokatit Besart Logut, por i ndalohet që të ushtrojë profesionin e tij.

“Ndryshimin e Vendimit Nr. 92, datë 11.09.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar. Caktimin ndaj Z. B.L. të masës së sigurimit ndalues të parashikuar nga neni 243 i Kodit të Procedurës Penale, duke urdhëruar ndalimin e përkohshëm të ushtrimit të profesionit të avokatisë. Urdhërohet sekretaria gjyqësore që një kopje të këtij vendimi t’i njoftohet Dhomës Kombëtare të Avokatisë”, -thuhet në vendimin e GJKKO.

Në njoftimin e SPAK, thuhet se Logu i ka marrë paratë prej 8 mijë për të ndikuar të funksionarët e drejtësisë, dhe jo për shërbime avokatie, siç pretendoi pak më herët vetë avokati në një reagim në rrjetet sociale. Prokuroria e Posaçme bën me dije se e ka të dokumentuar me përgjime dhe filmime marrjen e parave nga avokati Logu, episod i ndodhur më 13 dhjetor 2024. Hetimi për avokatin ishte regjistruar më herët, në datë 27 nëntor 2024, në bazë të kallëzimit nga vetë klienti i tij./ZËRI

Poll

MOS HUMB