Aktualitet

Skema "mafioze" me mikrokreditë/ GJKKO rikthen dosjen për hetim, SPAK ka 5 muaj kohë për ta plotësuar

Gjyqtarja Flojera Davidhi nuk pranoi të kalojë çështjen për gjykim, sepse materiali i dorëzuar nga SPAK-i konsiderohet i paplotë për të vazhduar në fazën e gjykimit. G

zh.ll
Skema "mafioze" me mikrokreditë/ GJKKO rikthen dosjen për
foto ilustruese

TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka kthyer mbrapsht dosjen e SPAK-ut për skemën e mikrokredive me 27 të pandehur dhe e ka dërguar përsëri tek prokuroria për plotësim hetimesh. Gjyqtarja Flojera Davidhi nuk pranoi të kalojë çështjen për gjykim, sepse materiali i dorëzuar nga SPAK-i konsiderohet i paplotë për të vazhduar në fazën e gjykimit. GJKKO i ka lënë një afat 5-mujor prokurorit Edvin Kondili që të plotësojë materialin para se çështja të kalojë për gjykim.

Kjo dosje fillimisht ka qenë në duart e Prokurorisë së Tiranës por kjo e fundit ia kaloi SPAK-ut, i cili mbylli dosjen më 23 Korrik 2025 dhe dërgoi për gjykim. Mes të dërguarve për gjykim janë edhe dy 'kokat' e grupit, Elda Ibro dhe Arben Meskuti.  Gjithashtu edhe Olsi Ibro, bashkëshorti i Elsa Ibros, ka qenë njëri prej drejtuesve të këtij grupi. Olsi Ibro i dha fund jetës rreth dy vite më parë, pasi u hodh nga një pallat në korrik të vitit 2024.

Nga aktet e administruara nga Prokuroria e Tiranës rezulton se ky grup ka funksionuar për mbi 9 vite, duke mashtruar mijëra qytetarë shqiptarë, kryesisht në vështirësi ekonomike, përmes interesave abuzive, ankandeve fiktive dhe presionit të vazhdueshëm psikologjik ndaj tyre dhe familjarëve. Përmes kësaj skeme, grupi ka zhvatur të paktën 7.2 milionë euro dhe 1700 prona të paluajtshme nga rreth 17 mijë qytetarë. 

Në lidhje me çështjen SPAK ka dërguar për gjykim 16 persona dhe 4 shoqëri, “Micro Credit Albania” sh.p.k., “ADCA” sh.p.k., “Final” sh.p.k. dhe “TDR Group”, të përfshirë në këtë skemë. Në pamje të jashtme, këto kompani dukeshin se operonin për mbledhjen e detyrimeve të cilësuara si “kredi të këqija”, por në thelb, aktiviteti i tyre kishte vetëm një qëllim të qartë: pasurimin e paligjshëm në dëm të qytetarëve./ZËRI

Poll

MOS HUMB