Aktualitet

Skandali i kredive/ Apeli i GJKKO-së liron nga sekuestro një pjesë të llogarive bankare të Olsi Ibros, u vetëvra 2 vite më parë

Apeli pranoi pjesërisht ankimin e dorëzuar nga 4 fëmijët e të ndjerit.

F.I
Skandali i kredive/ Apeli i GJKKO-së liron nga sekuestro një
Olsi Ibro

TIRANË-Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur të ndryshojë një vendim të mëparshëm të Shkallës së Parë lidhur me masën e sekuestros mbi disa llogari bankare, duke urdhëruar heqjen e saj në emër të Olsi Ibros, i  cili i dha fund jetës rreth dy vite më parë.

Apeli pranoi pjesërisht ankimin e dorëzuar nga 4 fëmijët e të ndjerit, duke e cilësuar aktin procedural absolutisht të pavlefshëm sa i takon disponimeve mbi llogaritë bankare të nivelit të dytë. Një pjesë e llogarive bankare janë liruar. 

Skandali i kredive/ Apeli i GJKKO-së liron nga sekuestro një

Në korrik të vitit 2024, Prokuroria e Tiranës sekuestroi kuotat dhe asetet e shoqërive të përfshira në këtë skemë, si dhe të llogarive bankare në emër të të hetuarve. Çështja u kalua për kompetencë në SPAK në muajin dhjetor të vitit 2024 dhe në korrik të 2025-ës u dërgua për gjykim. I ndjeri, Olsi Ibro së bashku me bashkëshorten e tij Elda Ibro dhe Arben Maksutin akuzohen për zhvatjen e mijëra qytetarëve përmes rifinancimeve me kushte të disfavorshme të kredive të vjetra ose përmes shantazhit, duke i bllokuar pronat e luajtshme dhe të paluajtshme.

Në lidhje me çështjen SPAK ka dërguar për gjykim 16 persona dhe 4 shoqëri, “Micro Credit Albania” sh.p.k., “ADCA” sh.p.k., “Final” sh.p.k. dhe “TDR Group”, të përfshirë në këtë skemë. Në pamje të jashtme, këto kompani dukeshin se operonin për mbledhjen e detyrimeve të cilësuara si “kredi të këqija”, por në thelb, aktiviteti i tyre kishte vetëm një qëllim të qartë: pasurimin e paligjshëm në dëm të qytetarëve./ZËRI

Poll

MOS HUMB