Energji & Mjedis

Situatë alarmante në Zonën e Malit të Robit, pishat e buta nën “kërcënimin” e një fenomeni të rrezikshëm

Situata paraqitet shqetësuese, pasi për më tepër, ekspertët kanë ngritur dyshime për praninë e një insekti dëmtues Matsucoccus feytaudi.

zh.ll
Situatë alarmante në Zonën e Malit të Robit, pishat e buta
Pamje nga Golemi

DURRËS- Pyjet me pisha të buta përgjatë zonës bregdetare të Malit të Robit (Qerret) dhe zonave përreth po përballen me një fenomen shqetësues tashme prej të paktën 2 vitesh, ndërsa situata duke se ka përshkallëuar këtë verë. Një fenomen, që ndodh vetëm te pishat e buta, pasi nuk është vërejtur në speciet e tjera të pishave. Bëhet fjalë për një substancë vajore, ngjitëse, me aromë karakteristike të vajrve të pishave, që këto të fundit çlirojnë, e cila bie nga kurorat e larta në formë pikash “shiu artificial”.

Situata paraqitet shqetësuese, pasi për më tepër, ekspertët kanë ngritur dyshime për praninë e një insekti dëmtues Matsucoccus feytaudi. Kjo specie sulmon vetëm këtë lloj pishe, por eskpertët paralajmërojnë se mund të jetë një dëmtues në pyjet bregdetare, duke dëmtuar degët e pemëve deri në tharjen e saj.

 

Në lidhje me këtë rrezik të mundshëm, kërkohet marrja e masave, në mënyrë që të shpëtohen të vetmet pyje të gjelbra bregdetare të mbetura në Shqipëri. Ata kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve përgjegjëse për menaxhimin e situatës, për të parandaluar përapjen më tej të këtij fenomeni.

 

Zbulimi i këtij dëmtuesi në Shqipëri shton shqetësimet dhe nevojën urgjente për masa, ndërsa është një alarm për të gjithë rajonin mesdhetar. Kjo pasi ndryshimet klimatike po krijojnë kushte gjithnjë e më të favorshme për shfaqjen dhe përhapjen e këtij fenomeni./ZËRI

Poll

MOS HUMB