Aktualitet

Shtyhet sërish seanca për dosjen “Partizani”, këtë herë mungonte gjyqtarja

Në këtë çështje janë të pandehur ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi dhe 6 persona të tjerë

E.K
Shtyhet sërish seanca për dosjen “Partizani”,
sali berisha dhe jamaber malltezi

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka shtyrë për në datën 22 dhjetor, në orën 11:00, shqyrtimin e dosjes “Partizani”. Seanca ditën e sotme dështoi për shkak të mosplotësimit të trupit gjykues, për shkak se gjyqtarja Rudina Palloj mungonte për arsye shëndetësore. Në këtë çështje janë të pandehur ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi dhe 6 persona të tjerë. Dosja “Partizani” ndodhet në fazën e parashtrimeve paraprake të palëve. 

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzohet për “korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë”, kryer në bashkëpunim, ndërsa Jamarbër Malltezi për korrupsion aktiv dhe pastrim parash.

Dosja lidhet me privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani” në Tiranë, që dikur ishte pronë e Ministrisë së Mbrojtjes. Hetimet e SPAK pretendojnë se ky proces është zhvilluar në mënyrë të paligjshme dhe ka sjellë përfitime të padrejta për Jamarbër Malltezin, dhëndrin e ish-kryeministrit Sali Berisha./ZËRI 

Poll

MOS HUMB