Aktualitet

'Shtëpia e barit' në Laknas! Banesa plot me kanabis, në pranga dy vëllezërit dhe punonjësi i OSHEE

Dy vëllezërit sapo ishin kthyer nga Anglia dhe kjo ishte hera e dytë që kishin ngritur një shtëpi bari.

F.I
'Shtëpia e barit' në Laknas! Banesa plot me kanabis, në
Shkëlqim dhe Fatmir Matraxhi

TIRANË-Një “shtëpi bari” është zbuluar në zonën e Laknas, Tiranë. Në lidhje me rastin janë arrestuar dy vëllezërit Shkëlqim dhe Fatmir Matraxhi, 38 dhe 28 vjeç, si dhe është hetuar në gjedje të lirë babai i tyre. Dy vëllezërit sapo ishin kthyer nga Anglia dhe kjo ishte hera e dytë që kishin ngritur një shtëpi bari.

Në kaudët të operacionit 'Llamba' së bashku me dy autorët e dyshuar u prangos edhe punonjësi i OSHEE-së, Endrit Paja, i cili nuk kishte kallëzuar vjedhjen e energjisë elektrike me të cilën kultivoheshin bimët narkotike. Dy vëllezërit akuzohen se kishin përshtatur banesën për këtë veprimtari kriminale. Ndërsa punonjësi i OSHEE-së po hetohet për shpërdorim detyre, pasi nuk konstatoi lidhjen e paligjshme të energjisë.

Gjatë kontrollit të banesës, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: 20 bimë narkotike Cannabis Sativa, rreth 60 cm të larta, një sasi me lëndë narkotike kanabis të përpunuar, 5 llamba speciale për ndriçim dhe ngrohje, 2 filtra për pastrimin e aromave, 3 ventilatorë freskues, 2 pajisje për matjen dhe rregullimin e temperaturës dhe pajisje të tjera elektrike të përdorura për kultivimin në ambiente të mbyllura.


Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 5, operacioni policor “Llamba”, për goditjen e një rasti të kultivimit të kanabisit në ambiente të mbyllura.

Sekuestrohen lëndë narkotike dhe pajisje elektrike të përdorura për kultivim.

Arrestohen dy vëllezër, të cilët dyshohen se kishin përshtatur banesën për këtë veprimtari kriminale, procedohet penalisht babai i tyre për moskallëzim.

Në pranga edhe një punonjës i OSHEE-së për shpërdorim detyre.

Në kuadër të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 finalizuan operacionin policor të koduar “Llamba”, në kuadër të të cilit u identifikua një banesë, në fshatin Laknas, e përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, ku për rritjen e tyre ishin instaluar pajisje ndriçimi dhe ventilimi, ndërsa energjia elektrike merrej në mënyrë të paligjshme.

Gjatë operacionit u arrestuan 2 autorët e dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale, të cilët kultivonin bimët në ambientet e kësaj banese, konkretisht shtetasit Sh. M., 38 vjeç dhe F. M., 28 vjeç.

Po ashtu, në vijim të veprimeve, u procedua në gjendje të lirë babai i tyre, shtetasi Z. M., 66 vjeç, pasi dyshohet se kishte dijeni për këtë veprimtari të paligjshme dhe nuk e kishte kallëzuar.

Në vijim të hetimeve, është vënë në pranga edhe punonjësi i OSHEE-së, shtetasi E. P., 29 vjeç, për shpërdorim detyre, pasi dyshohet se ka favorizuar këtë veprimtari kriminale duke mos evidentuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike.

Gjatë kontrollit të banesës, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: 20 bimë narkotike Cannabis Sativa, rreth 60 cm të larta, një sasi me lëndë narkotike kanabis të përpunuar, 5 llamba speciale për ndriçim dhe ngrohje, 2 filtra për pastrimin e aromave, 3 ventilatorë freskues, 2 pajisje për matjen dhe rregullimin e temperaturës dhe pajisje të tjera elektrike të përdorura për kultivimin në ambiente të mbyllura.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB