
TIRANË-Belina Pupa ka reaguar pas një lajmi se ajo dhe bashkëshorti Elvis Pupa janë nën akuzë nga shteti australian për kultivim kanabisi në shtëpinë e tyre në Adelaide. Blerina Pupa sqaron se historia nuk është siç thuhet, dhe se bëhet fjalë për një shtëpi të dhënë me qera për një një palë të tretë dhe se nuk mund të flasi pa u sqaruar faktet.
"Bëhet fjalë për një pronë të dhënë me qira por që është me emrin tim. Gjyqi po mbahet për pasqyrimin e fakteve. Nuk mund të them asgjë më shumë, derisa çështja të mbyllet, për arsye hetimesh në radhë të parë por edhe për të qenë e qartë për të gjithë në fund, në radhë të dytë. Ju falënderoj që më pyetët përpara se të shpërndanit një lajm të përçudnuar!”, shkruan zonja Pupa në reagimin e saj për Dritare TV.
Belina Pupa po përballet me akuzën e kultivimit të 43 bimëve kanabisi në një pronë në Ascot Park. Sipas dokumenteve gjyqësore, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në periudhën 1 janar – 4 prill 2025.
Sipas portalit ku u dha për hërë parë ky lajm, thuhet se Belina Pupa është arrestuar nga autoritetet australiane, ndërsa aktori është shpallur në kërkim, pasi thuhet se është larguar nga Australia, ku ata jetojnë prej vitesh. Belina Pupa është lënë në 'detyrim paraqitje' në lidhje me ngjarjen./ZËRI