
Vendngjarja
ITALI- Një 40-vjeçar shqiptar ka mbetur i vrarë pas një sherri me fqinjin e tij. Ngjarja ka ndodhur në Garbagnate Milanese, gjatë natës së kaluar. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, shqiptari ka debatuar me fqinjin e tij italian për arsye xhelozie. Por, nuk sqarohet konkretisht se për çfarë kanosur xhelozia.
Fillimisht, shqiptari ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar italianin. Më pas, italiani i është kundërpërgjigjur. Fqinjtët e tjerë kanë lajmëruar autoritetet dhe me ardhjen e policisë, mbërriti dhe ambulanca. Italiani u dërguanë spital, ndërsa shqiptari ndërroi jetë në vendngjarje.
Poll