Aktualitet

Shpërthim tritoli pranë një pallati në Orikum

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:15, ku si pasojë janë dëmtuar dy xhama të pallatit në katin e parë.

F.I
Shpërthim tritoli pranë një pallati në Orikum
FOTO ILUSTRUESE

ORIKUM- Një shpërthim me tritol ka ndodhur gjatë natës pranë një pallati në Orikum. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:15 në një ngushticë pas një pallati. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, ndërsa si pasojë e shpërthimit me lëndë plasëse janë dëmtuar dy xhama të pallatit në katin e parë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit/ëve të dyshuar.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 03:15, në qytetin e Orikumit, në një ngushticë pas një pallati, ka shpërthyer një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse, ku si pasojë janë dëmtuar dy xhama të pallatit në katin e parë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit/ëve të dyshuar./ZËRI

Poll

MOS HUMB