Aktualitet

Shpërthim me lëndë plasëse në Laknas, dëmtohet banesa e të moshuarit

Ngjarja ndodhi rreth orës 02:45 dhe nuk ka asnjë të lënduar.

M.M
Shpërthim me lëndë plasëse në Laknas, dëmtohet
Foto ilustruese

TIRANË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në qytetin e Tiranës. Një lëndë plasëse ka shpërthyer në Laknas, duke shkaktuar dëme materiale në banesën e një 72-vjeçari. Ngjarja ndodhi rreth orës 02:45 dhe nuk ka asnjë të lënduar.

Sipas informacioneve, shpërthimi ndodhi në ambientet e jashtme të banesës së të moshuarit i identifikuarsi Isuf Isufaj, 72 vjeç, ku fatmirësisht nuk pati viktima apo të lënduar, por janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Dëmet janë të përqendruara kryesisht në pjesën e jashtme të saj.

Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe ka njoftuar se ka nisur hetimet.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 13.10.2024, rreth orës 02:45, në Laknas, në ambientet e jashtme të banesës së shtetasit I. I., 72 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale (është dëmtuar një pemë ulliri). Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Poll

MOS HUMB