Aktualitet

Digjet pas mesnatës lokali i Ramadan Zotos në Sarandë! Biznesi ishte dhënë me qera, pronari në burg për plagosje

Biznesi ishte i marrë me qera, ndërsa ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit.

F.I
Digjet pas mesnatës lokali i Ramadan Zotos në Sarandë! Biznesi
FOTO ILUSTRUESE

SARANDË-Një lokal në Sarandë është djegur plotësisht nga zjarri në orët e para të mëngjesit. Biznesi përdorej nga një 41-vjeçar, i cili e kishte marrë me qera nga Ramadan Zoto, i njohur edhe si Ramadan Canaj, 42 vjeç, aktualisht i paraburgosur për plagosjen e dy personave më 17 korrik në Sarandë. Dëmet materiale janë të mëdha, ndërsa fatmirësht nuk raportohet për të lënduar. Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit, ndërsa një hetim ka nisur për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Kush është Ramadan Zoto

Konkretisht 43-vjeçari, Ramadan Zoto, (allias Ramadan Canaj) gjatë një sherri më 17 korrik të këtij viti në lagjen nr. 3 të Sarandës, në bashkëpunim edhe me persona të tjerë, plagosi me armë zjarri të Gëzim Hajdarajt dhe Ernest Lamajt. Plagosja ka ndodhur si pasojë e një konflikti për zënien e një sipërfaqe toke. Dy të plagosurit nga Kamza, Gëzim Haradinaj dhe Ernest Lama kanë pasur konflikt me vëllezërit Ramadan dhe Erjon Canaj. Zoto u arrestua më 22 gusht 2025 gjatë një aksioni në Korçë.

Ramadan Canaj ka qenë i dënuar më parë edhe në Greqi për vrasje dhe armëmbajtje pa leje dhe aktualisht është në proces gjyqësor në Sarandë për “goditje për shkak të detyrës”.

Njoftimi i policisë;

Rreth orës 03:10, në Ksamil, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht një lokal me konstruksion druri, i marrë me qira nga shtetasi K. I. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe të shkakut të rënies së zjarrit./ZËRI

Poll

MOS HUMB