SHKODËR- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shkodër në bashkëpunim me Policinë e Shkodrës ka bllokuar 110 ton fruta-perime të një subjekti pas një kontrolli për sigurinë ushqimore. Bëhet fjalë për një isnpektim jashtë planit, në subjektin privat të Elidon Balës, me aktivitet “trajtim/ambalazhim fruta-perime”.
Sipas burimeve, policia ka arrestuar shtetasit Gëzim Bala, 67-vjeç, Elis Bala, 33-vjeç (babë e bir) dhe Artan Bala, 61-vjeç, të tre banues në Shkodër. Ata dyshohen se kanë kanosur për motive të dobëta dy shtetas të tjerë (babë e bir), me qëllim përfitimin e pasurisë. Gjatë operacionit, janë ushtruar kontrolle në aktivitetin e tyre, ku autoritetet zbuluan se ata prodhonin produkte ushqimore të pamiratuara dhe në kushte jashtë standardeve higjeno-sanitare.
Sakaq, AKU ka vendosur gjobë prej 500 mijë lekësh, ndërprerje të menjëhershme të aktivitetit dhe bllokim të produktit rreth 110 ton, dëri në përfundim të procedurave ligjore dhe vendimmarrjes për asgjesim.
Ndërkohë, burime pranë bolicisë bëjnë me dije se shtetasit e arrestuar nuk janë të panjohur për autoritetet, pasi janë arrestuar dhe referuar në prokurori edhe në vitin 2018 për të njëjtën akuzë, atë të prodhimit të paligjshëm të mallrave ushqimorë.
Njoftimi i plotë:
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shkodër në bashkëpunim me Policinë e Shkodrës ka ndërmarrë një tjetër aksion, në kuadër të garantimit të sigurisë ushqimore në vend.
Trupa e AKU-së ka kryer një inspektim jashtë planit në subjektin Elidon Bala, me aktivitet “trajtim/ambalazhim fruta-perime”.
Gjatë verifikimeve në terren janë konstatuar shkelje të rënda lidhur me respektimin e standardeve higjeno-sanitare, në ambientet ku trajtohet produkti ushqimor.
Për këtë arsye, AKU ka marrë një sërë masash të menjëhershme administrative:
•Gjobë në vlerën 500,000 lekë, referuar Ligjit nr. 9863, datë 28.01.2008 “Për Ushqimin” (i ndryshuar), bazuar në nenin 68, pika 1, gërma (h), për shkelje në kundërshtim me nenin 23, mosrespektimi i kërkesave ligjore mbi kushtet higjieno–sanitare për sigurinë dhe trajtimin e produkteve ushqimore;
•Ndërprerje e menjëhershme e aktivitetit prodhues, referuar Ligjit nr. 99/2024 “Për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, neni 46, pika 1, si masë urgjente administrative në rastet kur konstatohet rrezik serioz për interesin publik dhe sigurinë ushqimore;
•Bllokim i produktit në sasinë 110 ton, deri në përfundim të procedurave ligjore dhe vendimmarrjes për asgjesim, në përputhje me legjislacionin në fuqi për mosrespektim të kushteve higjeno sanitare.

