
KORÇË- Një punonjëse e Policisë së Korçës është vendosur në pranga pasi ka shkaktuar një aksident. Nga hetimet e bëra nga Agjensia e Mbikëqyrjes Policore, u provua se aksidenti kishte ndodhur për shkak se efektivja, e identifikuar me inicialet L.L., po e drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
Fatmirësisht, nga aksidenti pati vetëm dëme materiale, por pas këqyrjes nga Policia u zbulua se efektivja kishte kryer disa shkelje ligjore. Përveç konsumit të alkoolit, ajo po i jepte mjetit edhe me shpejtësi tej normave të lejuara. Kështu që është vendosur në pranga./ZËRI