Aktualitet

Sherri në Bilisht! 'Pazaret' e kontrabandës, palët nxorën thikën e shkopin e bejsbollit për t'u sqaruar

Shkak për sherrin është bërë ndarja e parave të përfituara nga ky aktivitet.

F.I
Sherri në Bilisht! 'Pazaret' e kontrabandës, palët
PAMJE NGA NGJARJA

BILISHT- Në sherr masiv u regjistrua mbrëmjen e djeshme (1 tetor) në Bilisht. Trajan Çeliku, i njohur nga Policia si person problematik, së bashku me dy persona të tjerë, kanë dhunuar 39-vjeçarin, Guri Mazelliu. Mësohet se konflikti mes tyre ka nisur, për shkak se të dyja palët janë të përfshirë në kontrabandë nga kufiri i gjelbër. Shkak për sherrin është bërë ndarja e parave të përfituara nga ky aktivitet.

Fillimisht raportohet se Çeliku është konfliktuar me 39-vjeçarin. Më pas ky i fundit, ka nxjerrë thikën dhe ka goditur njërin prej dhunuesve gjatë sherrit.

Në pamjet e publikuara nga sherri i dhunshëm, shihet teksa Trajan Çeliku dhe disa të tjerë të cilët sulmojnë Guri Mazelliun, duke i bërë pritë në afërsi të qendrës së qytetit. Ata vrapojnë drejt automjetit të tij, teksa në dorë mbajnë shkopa bejsbolli. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Poll

MOS HUMB