Aktualitet

Sherr mes adoleshenteve në Korçë, goditet me gotë qelqi në fytyrë e reja që denigronte të miturat në Instagram

Ndërsa vajzat e tjera të përfshira në këtë sherr janë shoqëruar në komisariat për të dhënë dëshminë e tyre. Bëhet me dije se 17-vjeçarja është jashtë rrezikut për jetën.

I.F
Sherr mes adoleshenteve në Korçë, goditet me gotë qelqi
Foto ilustruese

KORÇË- Një konflikt me sende të forta mes vajzave ka ndodhur në afërsi të një lokali në bulevardin “Republika” në Korçë. Mësohet se është lënduar P.M, e cila është e njohur si njëra nga vajzat që denigronte minorenet duke publikuar materiale të turpshme në një faqe Instagrami.

Ndërsa vajzat e tjera të përfshira në këtë sherr janë shoqëruar në komisariat për të dhënë dëshminë e tyre. Bëhet me dije se 17-vjeçarja është jashtë rrezikut për jetën.

“Mbasditen e sotme në ambientet e një lokali në lagjen "nr. 2" Korçë, shtetasja F.D, dyshohet se ka goditur në fytyrë me gotë uji, një 17-vjeçare, e cila po merr mjekim në spital, jashtë rezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes. Ndërkohë shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për gjetjen e shtetases F.D”, njofton Policia./ZËRI

Poll

MOS HUMB