VLORË- Prokuroria e Vlorë ka sekuestrua 4 milionë euro pasuri. dyshohen se vijnë nga veprimtari kriminale. Bëhet fjalë për pasuri si apartamente, prona, biznese dhe truall toke, të cilat dyshohet se janë vënë nga veprimtaria kriminale. Sipas njoftimit, mëoshet se pronari i këtyre pasurive, shtetasi P.C., është nën hetim për falsifikim dhe pastrim parash.
Njoftimi:
Prokuroria e Vlorës sekuestron 4 milionë euro pasuri; prona, apartamente, troje e biznese të shtetasit P.C. nën hetim për dy vepra penale
Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Vlorë u sekuestruan pasuritë e shtetasit P.C. dhe të familjarëve të tij nën hetim për dy vepra penale ‘Falsifikimi i dokumenteve’ dhe ‘Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’ të parashikuara nga nenet 186 dhe 287 të Kodit Penal.
Hetimet e zhvilluara mbi procedimin penal nr.25 të vitit 2023 çuan në sekuestrimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të këtij shtetasi prona, ndërtesa, biznese dhe truall, të cilat shkojnë në vlerën rreth 4 milionë euro.
Më konkretisht, me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Vlorë u sekuestruan pasuritë e mëposhtme:
- Pasuri e llojit ‘Truall’, me sipërfaqe 1600 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit P.C.;
- Pasuria e llojit ‘Bodrum’, me sipërfaqe 841.75 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit F.C.;
- Pasuria e llojit ‘Njësi’, me sipërfaqe 112.82 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit F.C.;
- Pasuria e llojit ‘Njësi’, me sipërfaqe 36.14 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit F.C.;
- Pasuria e llojit ‘Njësi’ me sipërfaqe 59.5 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit F.C.;
- Pasuria e llojit ‘Njësi’, me sipërfaqe 47.27 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit F.C.;
- Pasuria e llojit ‘Njësi’, me sipërfaqe 97.42 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit F.C.;
- Pasuria e llojit ‘Apartament’, me sipërfaqe 72.36 m2, me adresë në Vlorë në emër të shoqërisë ‘F’ shpk;
- Pasuria e llojit ‘Apartament’, me sipërfaqe 89.90 m2, me adresë në Vlorë në emër të shoqërisë ‘F’ shpk;
- Pasuria e llojit ‘Njësi’, me sipërfaqe 324.17 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit F.C.;
- Pasuria e llojit ‘Njësi’, me sipërfaqe 318.16 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit F.C.; dhe
- Pasuria e llojit ‘Ndërtesë’, me sipërfaqe 115 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit F.C.