Aktualitet

Sekuestrohen 25 ha tokë/ Grupi i "Rrumit" zhdukte faqet nga regjistri i pronave dhe i zëvendësonte, zbulohet manipulimi në Kadastrën e Durrësit

Bëhet fjalë për 11 pasuri me sipërfaqe totale 254.300 m² në zonën bregdetare të fshatit Shetaj në Durrës, që rezulton se është përfituar me dokumente të falsifikuara, të kryera nga një grup kriminal i drejtuar nga "Rrumi i Shijakut". 

zh.ll
Sekuestrohen 25 ha tokë/ Grupi i "Rrumit" zhdukte faqet nga
Aleksandër Laho-spak

DURRËS- Në një aksion të zhvilluar që në orët e para të mëngjesit të sotëm nga SPAK dhe BKH, përveç urdhër-arresteve të lëshuara, mes tyre edhe për Aleksandër Lahon allias Rrumi i Shijakut, u sekuestruan edhe pasuri të përfitura përmes dokumenteve të falsifikuara. Bëhet fjalë për 11 pasuri me sipërfaqe totale 254.300 m² në zonën bregdetare të fshatit Shetaj në Durrës, që rezulton se është përfituar me dokumente të falsifikuara, të kryera nga një grup kriminal i drejtuar nga "Rrumi i Shijakut". 

Sipas hetimeve, rezulton se Aleksandër Laho, në rolin e krijuesit, drejtuesit dhe organizatorit, ka krijuar një grup të strukturual kriminal, me synimin për kryerjen e veprimtarisë së kundërligjshme të falsifikimit të dokumenteve, ku pjesëtarë të këtij grupi të strukturuar kriminal janë shtetasit; V.M, (alias V.K); A.B, V.B dhe shtetas të tjerë të paidentifikuar.

Grupi, falsifikonte dokumente, lëshimi i të cilave bëhet vetëm nga institucioni i Kadastrës në Këshillin e Qarkut Durrës, komisioneve të ndarjes së tokës në fshatrat, Lalëz, Shetaj, Bizë dhe Kërtushaj të rrethit Durrës si dhe të ish Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Durrës. Ndërkohë, pronat i regjistronin në emër të fshatarëve të cilët nuk kishin dijeni. Të gjitha këto veprime janë kryer me qëllimin e vetëm, realizimi i përfitimit të paligjshëm përmes shitjes së këtyre pasurive te individë apo kompani të interesuara për investime në zonën bregdetare Lalëz dhe Shetaj (Rëra e Bardhë dhe Kepi i Rodonit).

"Gjithashtu nga provat e administruara rezulton se shtetasi, A.L., në rolin e krijuesit, drejtuesit dhe organizatorit, ka krijuar një grup të strukturual kriminal, me synimin për kryerjen e veprimtarisë së kundërligjshme të falsifikimit të dokumenteve, ku pjesëtarë të këtij grupi të strukturuar kriminal janë shtetasit; V.M, (alias V.K); A.B, V.B dhe shtetas të tjerë të paidentifikuar.

Keta shtetas dyshohet se kanë falsifikuar dokumente, lëshimi i të cilave bëhet vetëm nga institucioni i Kadastrës në Këshillin e Qarkut Durrës, komisioneve të ndarjes së tokës në fshatrat, Lalëz, Shetaj, Bizë dhe Kërtushaj të rrethit Durrës si dhe të ish Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Durrës. Mekanizmi i përdorur nga anëtarët e këtij grupi të strukturuar kriminal përfshin falsifikimin e plotë të Akteve të Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP), falsifikimin e pjesshëm të AMTP-ve origjinale, përmes shtimit të numrit të parcelave, prodhimin e dokumenteve të falsifikuar dhe futjen ilegalisht të tyre në arkivën e ish ZVRPP Durrës, duke i paraqitur si vendime të Komisionit të Verifikimit të Titujve të Pronësisë pranë Këshillit të Qarkut Durrës, heqjen e fletëve të regjistrave të kartelave të pasurisë në volum, ku kanë qenë të regjistruara prona të zërit kadastral “Pyll” dhe “Pa frut” dhe zëvendësimin e tyre me fletë të reja të falsifikuara në formë dhe përmbajtje, ku pasqyronin të regjistruara pasuri të zërit kadastral “Arë”, prodhimin e dokumenteve tërësisht të falsifikuar të praktikës së rivlerësimit të pasurisë, me qëllim hapjen e rrugës për të kaluar në fazën tjetër që ishte transferimi i pronësisë përmes aktit të shitjes apo aktit të dhurimit, etj.

Pasuritë e regjistruara në kundërshtim me ligjin, regjistroheshin në emrin e fshatarëve të fshatrave Lalëz, Draç, Bizë dhe Shetaj, të cilët në pjesën më të madhe të rasteve nuk kishin dijeni se ishin pronarë të këtyre pasurive.
Të gjitha këto veprime janë kryer me qëllimin e vetëm, realizimi i përfitimit të paligjshëm përmes shitjes së këtyre pasurive te individë apo kompani të interesuara për investime në zonën bregdetare Lalëz dhe Shetaj (Rëra e Bardhë dhe Kepi i Rodonit).", thuhet në njoftimin e SPAK.

Ndërkohë, nga aksioni i sotëm i SPAK në pranga përfundoi Vullnet Muça vëllai i Aleksandër Lahos "Rrumit të Shijakut".

Vullnet Muça i dyshuar për veprat penale:

a. “Falsifikimi i dokumenteve”, më shumë se një herë, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit te strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 186/2, 28/4 dhe 334 paragrafi i dytë të Kodit Penal.
b. “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal.
c. “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsion aktiv i dëshmitarit, ekspertit apo përkthyesit”, dhe i kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 244 dhe 312 të Kodit Penal.

Ndryshe nga Aleksandër Laho, Vullnet Muça (Muharremi) është përmendur vetëm në 2016, kur bashkë me të vëllanë ka përplasur makinën e biznesmenit Fuad Mitri. Ndërsa Laho, është ende në kërkim dhe ndaj tij janë lëshuar udhër-arreste nga Prokuroria e Durrësit dhe SPAK. I njohur edhe me nofkën "Rrumi i Shijakut", Aleksandër Llaho është një personazh i njohur për drejtësinë dhe i shpallur në kërkim nga policia për pengmarrjen e vëllezërve Beqiraj dhe tjetërsimin e pronave në bregdetin e Gjirit të Lalzit. Ai u plagos dhe në atentatin ku mbeti i plagosur dhe deputeti i Durrësit, atëherë prokuror, Arian Ndoja./ZËRI

Poll

MOS HUMB