Aktualitet

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë paraqitet në SPAK

Herët sot ai është paraqitur i vetëm në ambientet e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

k.m.
Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë
Pamje nga SPAK

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë, Dritan Palnikaj ka shkuar mëngjesin e sotëm në SPAK. Herët sot ai është paraqitur i vetëm në ambientet e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Ai ka qëndruar për rreth 30 minuta brenda ambienteve të Prokurorisë së Posaçme dhe më pas është larguar.

Ende nuk dihen arsyet e thirrjes së Palnikajt nga prokurorët e SPAK.

Palnikaj ka shërbyer si Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme në vitet 2018-2019, por po ashtu ka pasur edhe rolin e këshilltarit për një periudhë 2-vjeçare në Kabinetin e Kryeministrisë. Në fillimet e karrierës së tij, ai ka punuar si Avokat, përfaqësues i Institucionit në gjykatë si dhe inspektor jurist pranë Agjencisë së Kthimit të Pronave duke thelluar njohuritë dhe eksperiencën në çështjet e Pronësisë dhe ato Civile./ZËRI

Poll

MOS HUMB