TIRANË- Ka përfunduar pas dy orësh seanca në Apelin e Gjykatës së Posaçëm kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në ngarkim të ish-deputetit të Partisë Socialiste, Alqi Bllako. Ky i fundit kishte ankimuar vendimin e shkallës së parë për dënimin e tij me 4 vite burg lidhur me inceneratorin e Tiranës.
Në sallën e gjyqit ishin të pranishëm avokatët e Bllakos, si dhe vetë ky i fundit, i cili kërkoi pafajësi. Para togave të zeza përdori argumentin se ka pasur postin e Sekretarit të Përgjithshëm, ndaj nuk futet tek "kategoria" e zyrtarëve të lartë, ndaj edhe rrjedhimisht nuk mund të akuzohet si një i tillë. Nga ana tjetër, përfaqësuesit e SPAK në seancë i kërkuan Apelit që të lënë në fuqi vendimin qëndrojnë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, duke arsyetuar se ndryshe nga sa pretendn Alqi Bllako është funksionar i lartë.
Pasi togat e zeza dëgjuan pretendimet e prokurorëve dhe kërkesën e avokatëve të Bllakos, caktuan datën 23 korrik për të shpallur vendimin për ish-deputetin socialist.
Ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit është në qeli prej gati 2 vitesh, pasi është dënuar me 2 vite e 8 për inceneratorin e Fierit, por po ashtu po gjykohet edhe inceneratorin e Tiranës, ndërsa për inceneratorin e Elbasanit, Bllako gjithashtu është lënë në burg për të njëjtën periudhë kohe./ZËRI