Aktualitet

Saga e vrasjeve në Shkodër

Ndërsa, sot, Bajri u vendos në pranga me urdhër të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

I.F
Saga e vrasjeve në Shkodër
Safet Bajri dhe Fatbardh Lici

TIRANË- Struktura e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar zhvilloi dy ditë më parë një aksion në Shkodër ku ushtruan kontrolle në shtëpinë e Safet Bajrit. Ndërsa, sot, Bajri u vendos në pranga me urdhër të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. 

Por si nisi saga e ngjarjeve në Shkodër?

Saga e vrasjeve në në Shkodër nisi në qershor të 2018 me vrasjen e biznesmenit Mehdi Kavaja. Pas vrasjes së tij, më 15 korrik u vra ish-polici Boran Bërçana dhe bashkëjetuesja e tij, Silva Ndoci.

Më 10 gusht u vra Fatbardh Lici, kunati i biznesmenit Lulzim Kulla. Lici ishte duke pirë kafe në një lokal në lagjen Kiras në Shkodër. Dy persona iu afruan, njëri prej tyre doli nga makina tip "Mercedez Benz" duke qëlluar me breshëri kallashnikovi në drejtim tij. Në zonën e Shkodrës, ai njihej edhe si kunati i Lul Kullës, i njohur si i “forti” i Shkodrës. Por emri i Fatbardh Licit u ka dalë edhe në rastin e arrestimit të disa gjobvënësve në Shkodër. Fatbardh Lici është xhaxhai i Muhamet, Ibrahim dhe të ndjerit Hamza Lici, i cili u vra pak muaj më parë në hyrje të lagjes Dobraç, zonë e njohur si territor i Bajrave.

Po në gusht të atij viti më datë 23 u zhdukën Agron Mollaj dhe Gëzim Hysa, të cilit kishin lidhje familjare, dajë dhe nip. Pas zhdukjes së tyre vetëm 4 ditë më vonë, më 27 gusht u vra Prendush Fusha.

Por, vrasjet nuk u ndalën me aq, më 1 shtator u ekzekutua biznesmeni Arjan Ferracaku, dy muaj më vonë në 14 nëntor, mbeti viktimë Fatos Ferracaku, i cili ishte kushëriri i Arjanit dhe ishte tregtar peshku. Por, pasi viti 2018 u mbyll me 7 vrasje dhe 2 të zhdukur, saga nuk u ndal deri këtu, por ekzekutimet vazhduan deri më 2019. 

Sot 7 vite më vonë, Safet Bajri ka rënë në pranga të SPAK, për vrasjen e Fatbardh Licit. Prokuroria e Posaçme përmes një njoftimi zyrtar ka njoftuar se ka mbledhur prova të mjaftueshme për të zbardhur ekzekutimin, për të cilin 'fajësoi', Behar dhe Safet Bajrin dhe Astmer Bilalin. Po sipas SPAK, motivi i vrasjes së tij dyshohet se lidhet me faktin që Behar Bajri ka bërë fajtor Ibrahim Licin për vrasjen e ish-efektivit të Policisë së Shtetit, Boran Bërçana. Ky i fundit u ekzekutua bashkë me bashkëjetuesen e tij, Silva Ndocin, në mjetin e tyre. Kështu për të marrë hak, Bajrajt dhe Bilalit. Për të tre rëndojnë veprat penale: "vrasje me paramendim” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal në dëm të viktimës F.L, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”./ZËRI

Poll

MOS HUMB