Aktualitet

Saga e hakmarrjes me fisin Reçi! Sot u ekzekutua Viktor Bardhi, 3 vite më parë i vranë të vëllain, nipin në 2025

Në 13 janar të 2025 u ekzekutua në autostradën Fier -Vlorë, në afërsi të fshatit Novoselë, Kristjan Marku alias Bardhi, nipi i Martin Bardhit dhe Viktor Bardhit.

F.I
Saga e hakmarrjes me fisin Reçi! Sot u ekzekutua Viktor Bardhi, 3 vite
Martin Bardhi dhe Kristjan Marku alias Bardhi

MIRDITË- Mëngjesin e sotëm u ekzekutua me armë zjarri Viktor Bardhi. 65-vjeçari dyshohet së është vrarë për gjakmarrje, ku përplasja mes fisit Bardhi e Reçi ka lënë shumë viktima ndër vite.

Viktor Bardhi i shtohet bilancit, ku tre vite më parë në  shtator të 2023 u ekzekutua vëllai i tij, Martin Bardhi. 

Si ndodhi ngjarja

Atentati ndaj Martin Bardhit u regjistrua paraditën e 26 shtatorit, rreth orës 10:40. Viktima ka qenë duke konsumuar kafen në lokalin e tij në qendër të Rreshenit, i shoqëruar nga tre persona. Konkretisht Oltion Gjini, ish-drejtor në bashkinë e Mirditës, Ilir Bardhoku, pronar i një lokali aty dhe Indrit Bardhi, ky i fundit me lidhje gjaku me viktimën.

Dy autorët e ngjarjes, të maskuar dhe me kallashnikov janë afruar në tavolinën ku qëndronte viktima dhe kanë hapur zjarr ndaj duke e lënë të vdekur në vend.

Në 13 janar të 2025 u ekzekutua  në autostradën Fier -Vlorë, në afërsi të fshatit Novoselë, Kristjan Marku alias Bardhi, nipi i Martin Bardhit dhe Viktor Bardhit. Marku u qëllua me brëshëri nga një makinë paralele. Mjeti me të cilin udhëtonte u përplas disa herë me trafikndarësen, deri sa u ndal. 

Si nisi saga e hakmarrjeve

Gjithçka ka nisur më 26 maj të 2023 teksa Saimir Reçi, (Nipi i Kastriot Reçit, i ekzekutuar në vitin 2020) ka pasur një konflikt verbal me Enrik Bardhin, djalin e viktimës, shkak ishte bërë një parakalim me makinë në rrugën kryesore të qytetit. Debati verbal mes tyre ka eskaluar në përleshje fizike. Menjëherë pas sherrit Enrik Bardhi ka shkuar në banesën e tij dhe ka marrë automatikun për të vrarë bashkëmoshatarin e tij. Bashkë me të ka ikur dhe viktima, Martin Bardhi.

Ata i kanë zënë pritë Saimir Reçit në dalje të Rreshenit dhe kanë hapur zjarr ndaj tij. Ai nuk pësoi lëndime pasi makina ishte e blinduar. Për shkak të të shtënave ai humbi kontrollin e mjetit dhe doli jashtë rruge ku dhe u përplas./ZËRI

Poll

MOS HUMB