Aktualitet

'Rrushi ti fshijnë gjurmët"! Droga kapet në Mal të Zi, grupi i Rrajave: S’kanë ç’na bëjnë se i bie me shku krejt Fushë-Kruja në burg

Sefa i pohon se personat e arrestuar nuk i njohin fare bashkëbiseduesit dhe organizatorët e këtij trafiku, por është lojë e gazetave, dhe shqetësohen rreth tiranasve

F.I
'Rrushi ti fshijnë gjurmët"! Droga kapet në Mal të
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Në dosjen e SPAK të siguruar nga ZËRI zbardhet episodi i bisedave pas kapjes së një sasie prej 2 ton drogë në pikën e kufirit në Malin e Zi, mes anëtarëve të grupit kriminal, që drejtohej nga Islam Sefa dhe Rrexhep Rraja, djali i ish-deputetit socialist në Krujë, Rrahman Rraja.

Bisedat tregojnë dhe skemën e transportit të drogës, ku konkretisht Vidjan Baroka njofton Islam Sefën se ka mbërritur në qytetin e Lushnjës (qyteti në të cilin është realizuar dhe ngarkesa me bimë narkotike në kamionin e sekuestruar nga autoritetet e Malit të Zi), ishte takuar në dalje të qytetit të Lushnjës me personin që do merrte në dorëzim mjetin në të cilin ishte ngarkuar sasia e lëndës narkotike të llojit marijuanë që do trafikohej, dhe pasi ta shkarkonte do vendosnin për
vendin ku do ju kthente sërish mjetin e përdorur për këtë transport.

Në mesazhe Sefa e porosit Vidjonin që të porosiste bashkëpunëtorët që kishte takuar në Lushnjë që të merrnin masat për të fshirë/pastruar (dyshohet për gjurmët papilare të gishtave të dorës të personave që janë marrë me paketimi dhe transportimin e pakove më lëndë narkotike, me qëllim që të mos bëhej e mundur identifikimi i tyre).

Vidjan Baroka: tu arrit mlushnje rrush kishe gja ...po rrushi tu afru mlushnje...arrita rrushi, e mor njoni nga kto cunat mak tani mdalje t lushnjes, kur t vij ta diskutoj me ta se ku do e takoj mrapa, a prap ktu apo јo

Islam Sefa: rrush thuj ti kalojnë njëher për merak ato me nonjë natriban a me nonjë gjë si kan për ti fut ato, ti fshijn ti pastrojn

Në vijim, Vidjani i dërgon të hetuarit Islam me foto një lajm tjetër të publikuar në media në lidhje me këtë episod ku citohet gjeneralitetet e personave të arrestuar në Lushnjë, por Sefa i pohon se personat e arrestuar nuk i njohin fare bashkëbiseduesit dhe organizatorët e këtij trafiku, por është lojë e gazetave, dhe shqetësohen rreth tiranasve. Vidjani i konfirmon faktin se atyre nuk kanë se çfarë t'ju bëjnë, pasi nuk kanë patur kontakt të drejtpërdrejtë me personat që janë marrë me ngarkimin e lëndës narkotike.

Islam Sefa: O Vidjoni...ku mo bos? E hangri Kali! Rrush, mbyll makinën, shko m’shefe 7777.

Vidjon Baroka: Po rrush. A po fol me Tan Konin e ti thuash a ka kush me e hap grilën, ke garazhdet, poshtë 7 Yjeve. Me shku me e fsheh atje, se është me grilë poshtë e nuk e shikon kush. Ok në rregull.

Islam Sefa: Ma mirë naj një vend tjetër. Po i duhet thën edhe Rremës të vie të takojë ty njëherë dhe s;qaroja që është zënë malli dhe ai..

Islam Sefa: I them unë, ok vëlla...

Vidjon Baroku: E kee rrugën ke lok, të vij atje tani? E ke rrugën ke lok...?

Islam Sefa: Bjeri, Bjeri në Krujë.Unë jam tu ardh sipër o Rrushi ça Rimi.

Vidjon Baroku: Qënkan arrestuar dhe dy të tjerë në Lushnjë rrushi, e dhanë lajmet. Qenka edhe një tjetër në kërkim

Islam Sefa: aj dha me emra? Rrushi alo...alo rrush? A i ka dhënë me emra?

Vidjon Baroka: Po rrush me emra.

Islam Sefa: Varja se ata janë pronar të magazinës

Vidjon Baroka: Dhe ai tjetri që është në kërkim është ndonjë puntor aty.

Islam Sefa: Ai që është në kërkim është në Gjermani, shoku i atyre tiraneve.

Islam Sefa: Nuk na njofin ata ne rrush, ata të Lushnjës fare a e kupton. Dhe gazetat kështu bajnë për her.

Vidjon Baroka: Jo neve jo po thashë se për ato Saimirin e ato për ne ta çova rrush, Veç ata të Tiranës, a kupton.

Islam Sefa: Veç ata të Tiranës, a kupton?

Vidjon Baroka: A ok rrushi. Nga je ti?

Islam Sefa: Tiranë. Na ka stresuar kjo punë fort rrush.

Vidjon Baroka: Neve skanë ç’na bajnë se ashtu i bie me shku krejt Fushë-Krujën në burg. Po ato si kanë pasur kontakt drejt për drejt, me ato ashtë një fije problem.

Islam Sefa: Po po, ato direkt.

Poll

MOS HUMB