Aktualitet

"Rrumi i Shijakut" ende në arrati! Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 3 vite burg për Aleksandër Lahon

Por edhe pse është tashmë i dënuar, “Rrumi” vijon në ende të jetë në kërkim. 

F.I
"Rrumi i Shijakut" ende në arrati! Apeli i GJKKO lë në
Aleksandër Laho

TIRANË-Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për çështjen ndaj të pandehurit Aleksandër Laho, i njohur si “Rrumi i Shijakut”. Dënimi zbret në 2 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar. Laho u deklarua fajtor për veprën penale të “Korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim.

Nga hetimet rezultoi se Aleksandër Laho i ka dhënë zyrtarit të Avokatit të Shtetit, Irgen Kërçuku shumën prej 600 mijë lekësh, e po ashtu i kishte premtuar edhe 300 mijë të tjera për të mos e apeluar një çështje pronësie për tjetërsimin e 45 mijë metrave katrorë tokë publike në Gjirin e Lalzit. Por edhe pse është tashmë i dënuar, “Rrumi” vijon në ende të jetë në kërkim. 

Njoftimi:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Saida Dollani (kryesuese), Dhimitër Lara (anëtar) dhe Engert Pëllumbi (anëtar),  më datë 23.07.2025, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 43 akti, datë 28.05.2025 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe ankimin e paraqitur nga i pandehuri A.L., ndaj vendimit nr. 12, datë 06.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:

– Lënien në fuqi të vendimit nr. 12, datë 06.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me këtë ndryshim:

– Deklarimin fajtor të të pandehurit Aleksandër Laho. për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 244 dhe 50, shkronja gj) të K.Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

– Në bazë të nenit 406 paragrafi 1 i K.Pr.Penale të pandehurit Aleksandër Laho. i ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar përfundimisht me 2 (dy) vjet burgim.

– shpenzimet procedurale edhe në gjykimin në apel i ngarkohen të pandehurit.

U shpall në Tiranë, më 23.07.2025./ZËRI

Poll

MOS HUMB