Aktualitet

Riaktivizohet marrëveshja me Italinë, niset drejt Shqipërisë anija me 49 emigrantë

Emigrantët vijnë nga Egjipti dhe Bangladeshi.

F.I
Riaktivizohet marrëveshja me Italinë, niset drejt Shqipërisë
FOTO ILUSTRUESE

ITALI- Një grup prej 49 emigrantësh janë gati për të mbërritur nga brigjet italiane në qendrën e pritjes në Shëngjin, pas një ndërprerje mbi dy mujore. ANSA thotë se emigrantët janë rrugës për në Shqipëri dhe se ky është grupi më i madh që pritet të zbarkojë në vendin tonë.

Emigrantët vijnë nga Egjipti dhe Bangladeshi. Anija vazhdon të qëndrojë në ujërat ndërkombëtare, rreth 20 milje në jug të Lampeduzës, duke pritur të marrë persona të tjerë përpara se të niset drejt portit të Shëngjinit. Operacioni “Albania” do të jetë i pari pas dy muajsh pauzë të transportit të emigrantëve në kampin e Gjadrit. Sipas burimeve patrulluesi i Marinës Ushtarake italiane "Cassiopea" pritet të mbërrijë mëngjesin e 27 janarit në Shëngjin.

Deri më tani qendrat pritëse janë bosh, pasi në nëntor emigrantët, dhe pjesa më e madhe e policëve italianë, punonjësve socialë dhe organi drejtues i qendrave në Shqipëri për riatdhesimin e emigrantëve u larguan nga Gjadri. Vendimi erdhi pas bllokimit të njëpasnjëshëm të Gjykatës së Romës për mbajtjen e emigrantëve në qendrën e Gjadrit.

Marrëveshja me Italinë për emigrantët u nënshkrua në muajin nëntor të vitit të kaluar dhe më pas u ratifikua nga të dyja parlamentet ndërsa në vendin tokë u kërkua edhe një aprovim i gjykatës kushtetuese. Kapaciteti maksimal i numrit që do të presë qendra në Shqipëri nuk mund të jetë më shumë se 3 mijë emigrantë në muaj dhe në përfundim të procedurave të vlerësimit autoritetet italiane do të largojnë me shpenzimet e tyre refugjatët nga territori shqiptar. Por deri më tani qendrat janë bosh./ZËRI

Poll

MOS HUMB