Aktualitet

Restorante, kafe, biznese dhe...një TV/ Prokurori Mara zbulon detaje, Dumani: Një prej grupeve kriminale më të fuqishme

Altin Dumani sqaron se me anë të hetimeve të kryera, është goditur grupi më i fuqishëm në Shqipëri për trafikun ndërkombëtar të drogës.

k.m.
Restorante, kafe, biznese dhe...një TV/ Prokurori Mara zbulon detaje,
Vladimir Mara

TIRANË- Kreu i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani ka folur në një konferencë për shtyp lidhur me goditjen e bandës së drogës Itali-Shqipëri. Në konferencën për mediat, Altin Dumani sqaron se me anë të hetimeve të kryera, është goditur grupi më i fuqishëm në Shqipëri për trafikun ndërkombëtar të drogës.

“Jemi këtu nga ambientet e SPAK të bëjmë publike rezultate e hetimit të përbashkët mes SPAK dhe autoriteteve italiane, përkatësisht Prokurorisë së Barit. Ky operacion përfaqëson një hap tjetër në luftën tonë të përbashkët kundër krimit të organizuar. Nënvizoj se është arritur të jepet një goditje e rëndësishme një prej grupeve kriminale më të fuqishme në Shqipëri për të cilin ka dyshime se ishte i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogërave më të forta dhe në pastrimin e parave. Kjo është dëshmi kur institucionet e drejtësisë dhe strukturat e zbatimit të ligjit bashkëpunojnë me profesionalizëm dhe përkushtim. Mirënjohjes BKH-së, Policisë së Shtetit dhe partnerëve tanë italianë për kontributin e tyre,”-tha Altin Dumani.

Më shumë detaje mbi operacionin ka dhënë edhe prokurori i çështjes, Vladimir Mara. Në fjalën e tij, po në të njëjtën konferencë për mediat, Mara tha se janë sekuestruar para, biznese dhe një televizion lokal në qytetin e Vlorës.

Vladimir Mara: Ka qenë një hetim i përbashkët me antimafian e Barit dhe SPAK. Janë kryer hetime paralele në Shqipëri dhe në Itali. Janë shkëmbyer të dhëna në mënyrë të përditshme. është realizuar sekuestrimi i lëndëve narkotike në Itali. Janë rikonstrukstruktuar të dhënat duke përdorur informacionet nga SkyECC. nga analizimi i këtyrë të dhënave kemi rindërtuar dhe zbulojmë gjithë shtrirjen e aktivitetit kriminal që fillonte në Itali, në Puglia dhe më pas në të gjithë territorin italian. Sot janë "prerë" masat e sigurimit për 12 persona, janë ekzekutuar 12 masa. Kemi masa sigurimi të vendosura nga GJKKO për korrupsion, për zyrtarë shtetërore dhe një avokat. Sot janë ekzekutuar edhe vendimet për sekuestrimin e pasurive. Pasuri që dyshohet se rrjedhin nga aktiviteti kriminal. Janë sekuestruar 3 restorante në Durrës, një bar kafe, 6 veprimtari tregtare dhe një televizion lokal në qytetin e Vlorës./ZËRI

Poll

MOS HUMB