Aktualitet

Renato Hoxhaj u ekzekutua me dy plumba në kokë e një në trup, mister motivi, 5 të shoqëruar

Deri më tani janë shoqëruar pesë persona në polici, por në dëshmitë e tyre nuk kanë dhënë detaje që mund të ndihmojnë grupin hetimor për ngjarjen.

F.I
Renato Hoxhaj u ekzekutua me dy plumba në kokë e një në
PAMJE NGA VENDNGJARJA

VLORË-Teksa kanë kaluar më shumë se 24 orë, ekzekutimi i Renato Hoxhajt në Vlorë vijon të jetë ende pa autor dhe i mbushur me mister. Deri më tani janë shoqëruar pesë persona në polici, por në dëshmitë e tyre nuk kanë dhënë detaje që mund të ndihmojnë grupin hetimor për ngjarjen.

Sipas informacioneve nga policia, në vendngjarje janë gjetur 4 gëzhoja të një armë tip pistoletë 9 mm. Viktima ka marrë dy plumba në kokë dhe dy në trup.  Sipas asaj që bëhet me dije nga grupi hetimor, kamerat e sigurisë nëpër qytet kanë kapur pamje të autorit. Ky i fundit, ka qenë ishte i maskuar me kapele dhe shall.

Ndërkohë partnerja e 58-vjeçarit që u ekzekutua me armë zjarri mëngjesin e së dielës në Vlorë, ka deklaruar para grupit hetimor se nuk di që Hoxhaj të ketë pasur konflikte. Sipas saj, të shtënat i ka dëgjuar, por ka menduar se kanë qenë fishekzjarre./ZËRI

Poll

MOS HUMB