Aktualitet

RAPORTI- SPAK sekuestron 503 celularë, mbi 3 mijë persona nën përgjim

SPAK bën me dije se janë ekzaminuar me laboratorin digjital 375 celular që janë bllokuar në funksion të hetimeve të ndryshme bashkë me 65 kompjutera dhe 63 USB dhe CD.

F.I
RAPORTI- SPAK sekuestron 503 celularë, mbi 3 mijë persona nën
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në raportin vjetor për vitin 2025, deklaron se përgjimet janë përdorur në 186 procedime penale gjatë vitit të kaluar. Në total janë interceptuar 3004 pajisje telefonike, që do të thotë se mijëra komunikime të personave nën hetim janë monitoruar në kuadër të hetimeve të institucionit.

SPAK bën me dije se janë ekzaminuar me laboratorin digjital 375 celular që janë bllokuar në funksion të hetimeve të ndryshme bashkë me 65 kompjutera dhe 63 USB dhe CD. Sipas raportit, në disa raste të dhënat e përfituara nga përgjimet kanë zbuluar edhe elementë të veprave të tjera penale jashtë objektit fillestar të hetimit, duke bërë të mundur regjistrimin e procedimeve të reja penale nga SPAK.

Pjesë nga raporti i SPAK

Gjatë vitit 2025, aktiviteti i Zyrës së Përgjimeve është zhvilluar në kushte të një ngarkese të konsiderueshme pune, e përballuar me angazhim maksimal, siç evidentohet nga të dhënat statistikore në vijim. Prioritet ka qenë zbatimi i dispozitave ligjore që normojnë veprimtarinë e kësaj Zyre.

Përgjatë vitit 2025, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përdorur metodën e përgjimit për 186 procedime penale.

Për vitin 2025, Bërthama Komanduese Elektronike, ka ekzekutuar në interes të çështjeve penale nën hetim nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar:

252 Autorizime të Prokurorit për lejim përgjimi;

1738 Vendime të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, nga të cilat:

373 Vendime Lejim Përgjimi

235 Vendime Vleftësimi

1130 Vendime Zgjatjeje

Gjatë vitit 2025, për veprat penale nën hetim nga Prokuroria e Posaçme, janë interceptuar 3004 pajisje fundore (pajisja/numri telefonik i subjektit në përgjim).

Gjatë vitit 2025 në Sektorin e Ekspertizës kanë ardhur për ekspertim 372 vendime ekspertimi për 615 prova digjitale dhe konkretisht për 503 telefona celularë dhe tabletë, 98 kompjutera, 14 DVR dhe 153 prova të tjera digjitale (hard disqe, USB, karta memorie, CD/DVD, etj.)

Akte ekspertimi të realizuara:

Gjatë vitit 2025 nga ekspertët e këtij sektori janë realizuar 336 akte ekspertimi, ku janë ekzaminuar 516 prova digjitale në total dhe konkretisht 375 telefona celularë dhe tabletë, 65 kompjutera, 13 DVR dhe 63 prova të tjera digjitale (si hard disqe, USB, karta memorie, CD/DVD, etj.)

Poll

MOS HUMB