Aktualitet

"Qumështi gjoja me Aflatoksinë, po përzë blegtorët"! LUFRA i përgjigjet Braçes: Nuk refuzojmë fermerët, mbrojmë konsumatorët

Sipas kompanisë vendimi për të refuzuar disa nga blegtorët, bazohet në analizat laboratorike dhe kryhet për të mbrojtur konsumatorin

F.I
"Qumështi gjoja me Aflatoksinë, po përzë
Erion Braçe

TIRANË-Kompania 'Lufra' ka dalë me një deklaratë zyrtare pas denoncimeve të blegtorëve se po u refuzohet qumështi. Denoncimi u bë nga deputeti Erion Braçe, i cili deklaroi se fermerët po përballen me pamundësinë për të shitur qumështin e tyre. Sipas denoncimeve të fermerëve në zonën e Myzeqesë, fabrikat përpunuese po refuzojnë ta marrin qumshin e tyre me pretendimin se ka prani të Aflatoksinës. 

Lidhur me akuzat 'Luftra' sqaron se nuk refuzon fermerët, por punon për të garantuar që qumështi të përmbushë standardet ligjore dhe ato europiane të cilësisë dhe sigurisë. Sipas kompanisë vendimi për të refuzuar disa nga blegtorët, bazohet në analizat laboratorike dhe kryhet për të mbrojtur konsumatorin.

Deklarata e kompanisë 'Lufra':

Te Lufra, shëndeti i konsumatorëve dhe siguria ushqimore janë prioritet absolut. Lufra nuk refuzon fermerët, por ka për detyrë të mbrojë shëndetin e konsumatorit. Bashkëpunimi me fermerët vendas ka qenë dhe mbetet një vlerë themelore për ne. Çdo ditë punojmë me ta për të garantuar që qumështi të përmbushë standardet ligjore dhe ato europiane të
cilësisë dhe sigurisë. Çdo vendim për mospranimin e përkohshëm të qumështit për disa nga fermerët bazohet vetëm në
analiza laboratorike dhe kryhet për të mbrojtur konsumatorin. Sapo kriteret e sigurisë plotësohen, qumështi pranohet menjëherë. Qëllimi ynë është një zinxhir furnizimi i sigurt, i qëndrueshëm dhe në përputhje me ligjin në interes të fermerëve, kompanisë dhe mbi të gjitha të konsumatorëve.

Në postimin e tij, Braçe shprehet se kjo është një skemë e qëllimshme, duke sugjeruar se fabrikat mund të jenë orientuar drejt importeve, me qëllim përfitimin e lehtësira fiskale. Nga ana tjetër kompania thekson se gjithçka varet nga plotësimi i kritereve të sigurisë.

Poll

MOS HUMB