Aktualitet

Qendrat e emigrantëve në Gjadër! Gjykata e Kasacionit kundër Melonit: Të vendosë Gjykata Evropiane

Gjykata e Kasacionit po u kërkon gjyqtarëve në Luksemburg të shprehin mendimin e tyre mbi atë që është bërë "plani B" i qeverisë Meloni, domethënë transformimin e pikës së nxehtë të Gjaderit në një qendër pritëse për emigrantët e paligjshëm në Ital

F.I
Qendrat e emigrantëve në Gjadër! Gjykata e Kasacionit kundër
pamje nga qendra

ITALI- Gjykata e Kasacionit në Itali ka vënë në pozitë jo shumë të favorshme qeverinë italiane lidhur me ndryshimet e deketuara nga Senati për qendrat e emigrantëve në Shqipëri. Mediat italiane shkruajnë se për qendrën e pritjes në Gjadër dhe për të gjithë strukturën e operacionit të bazuar në marrëveshjen Romë-Tiranë, gjykatësit e Gjykatës së Lartë kërkojnë që të jetë Gjykata Europiane e Drejtësisë që të vendosë.

Gjykata e Kasacionit po u kërkon gjyqtarëve në Luksemburg të shprehin mendimin e tyre mbi atë që është bërë "plani B" i qeverisë Meloni, domethënë transformimin e pikës së nxehtë të Gjaderit në një qendër pritëse për emigrantët e paligjshëm në Itali, rreth njëqind prej të cilëve janë transferuar në anën tjetër të Adriatikut muajin e fundit, nga të cilët vetëm tridhjetë janë riatdhesuar, duke u detyruar të kalojnë përsëri nëpër Itali.

Mediat italiane shkruajnë se vendimi i GJED-së do të zgjasë me muaj dhe hipoteza më e mundshme në tryezë është se Protokolli Itali-Shqipëri, i cili kushtoi prej 800 milionë eurosh, do të ndalet përsëri.

Kjo për shkak se pritja e vendimit të Gjykatës së Luksemburgut do t'i shtyjë gjyqtarët e tjerë të thirrur për të vendosur për çështjet individuale të pezullojnë vendimet e tyre, duke liruar ata që janë tashmë në Gjadër dhe ndoshta duke e bërë Melonin të heqë dorë nga dërgimi i "të parregulltve" në Shqipëri.

Gjykata e Kasacionit 'ngrin' gjithçka dhe i paraqet Gjykatës së Drejtësisë së BE-së dy pyetje thelbësore: A i respektojnë vërtet marrëveshjet mes Romës dhe Tiranës direktivat evropiane? Dhe a i mbrojnë të drejtat e kërkuesve të azilit? 

Poll

MOS HUMB