Aktualitet

Të shtënat me armë në një lokal në Elbasan, Policia: Një person i paidentifikuar qëlloi tre persona, autori në arrati (EMRAT-VIDEO)

Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe ka rrethuar zonën

zh.ll
Të shtënat me armë në një lokal në Elbasan,
pamje nga vendngjarja

ELBASAN- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen "Banesa", në qytetin e Elbasanit. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në një lokal, ku si pasojë e të shtënave kanë mbetur të plagosur kamarieri dhe dy persona të tjerë.

Sipas policisë, rreth orës 20:30, në lagjen “Vullnetari”, në verandën e një lokali, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të tre personave, të cilët kanë mbetur të plagosur dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Të plagosur kanë mbetur Armand Tomorrica, 32-vjeç, Renaldo Mance, 31-vjeç dhe Bjorgi Hoxha, 19-vjeç, të cilët, sipas Policisë, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia bën me dije se në momentin e ngjarjes, në brendësi të lokalit ndodhej një oficer policie jashtë shërbimit, i cili sapo ka dëgjuar të shtënat është vënë në ndjekje të autorit, i cili hodhi armwn dhe arriti tw largohej. Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 20:30, në lagjen “Vullnetari”, Elbasan, në verandën e një lokali, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri, pistoletë, në drejtim të tre shtetasve: A. T., 32 vjeç, R. M., 31 vjeç, dhe B. H., 19 vjeç, të cilët janë  plagosur,  jashtë rrezikut për jetën.

Në momentin e ngjarjes, në brendësi të lokalit ndodhej një oficer policie jashtë shërbimit, i cili, sapo ka dëgjuar të shtënat, ka dalë menjëherë dhe është vënë në ndjekje të autorit.

Gjatë ndjekjes, autori ka hedhur armën e zjarrit dhe ka mundur të largohet në thellësi të lagjes. Forca të shumta të Policisë kanë rrethuar zonën në një perimetër të gjerë dhe vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave, si dhe për sekuestrimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes janë gjetur 6 gëzhoja, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB